Thuhet rëndom se çdo njëri prej nesh e ka një sozi të tijën nëpër botë, dhe mesa duket edhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të bënte përjashtim nga një pohim i tillë.
Një grua, e cila e ka kaluar të gjithë jetën e saj në Cabana de Bergantinos të Spanjës, është bërë papritur e famshme në rrjetet sociale, për shkak të ngjashmërisë së dukshme me presidentin amerikan.
Ajo është fotografuar nga një gazetar që po raportonte për fermat bujqësore në veriperëndim të Spanjës, i cili nuk ngurroi ta postonte Doloresin edhe në rrjetin social Instagram, të veshur me rrobat e punës.
“Fotoja ime duket se paska shkuar shumë larg. Unë them është për shkak të ngjyrës së flokëve të mi”, ka thënë ajo për La Voz de Galicia të martën.
Që prej asaj kohe, 64-vjeçares i është kërkuar që të komentojë për politikat shtrënguese të SHBA-së dhe çështjet ndërkombëtare, ndonëse vetë gruaja është shprehur më e shqetësuar për të mbjellat me patate.
s.a/dita

un do thoshja; ja dhe ne spanje punojne me shate, ndersa ne shqiptaret, si popull i “zhvilluar”, nuk e njohim kete vegel .