Video: “Mos më prek!” Tifozët sulmojnë gazetaren “live”

Dita

Pak ditë më parë u zhvillua finalja e Kupës së Spanjës, ku ndeshja përfundoi me triumfin e Barcelonës ndaj Sevillas.

Pas përfundimit të saj, gazetarja Maria Lorenzo e “Canal +”  u lidh drejtpërsëdrejti me studion televizive, sikurse i kërkohet gjithnjë një emisioni sportiv të procedojë.

Por në këtë lidhje “live” duket se gjithçka ka dalur jashtë kontrollit.

Të entuziazmuar, tifozët thuajse nuk e lejuan për asnjë çast gazetaren të bëjë punën e saj.

Situata arriti deri aty sa gazetarja Lorenzo filloi të ngrejë zërin, si dhe t’i kërkonte një tifozi që të mos e prekte nga pas.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *