Grabitja në Kamzë, Policia identifikon autorët

Ornela

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj në një konferencë për mediat bëri të ditur emrat e autorëve të vrasjes së 53-vjeçarit, Agim Buci.

Sipas tij, ka qenë Vladimir Kurti, 28 vjeç që ka kryer ekzekutimin, teksa autor tjetër në ngjarje është dhe Ruzhdi Hodo, 25 vjeç, të dy nga Tirana. Por arma e krimit nuk është gjetur ende, teksa të dy autorët janë ndaluar.

“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.

– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhrave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volksvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale”, bëri të ditur Skënderaj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Une e di, dhe jam i ndergjegjshem se heqja e denimit kapital eshte urdher nga Europa, por, po kaq mire e di se, ne se do ishte ne fuqi ende ai ligj, me mijra te pafajshem te kallur nen dhe, sot do ishin gjalle, duke gezuar jeten e vet! Mendoj se cdo koment tjeter do ishte i tepert!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *