Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është takuar dje në Bruksel me një grup të vogël gazetarësh, duke folur për ambicien e Shqipërisë në BE, pas rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave dhe vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.
Më 17 prill në komision, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk është koha për Ballkanin. I pyetur për këtë deklaratë nga Euractiv, Bushati bëri të qartë se Shqipëria i kupton problemet e Bllokut, por dëshiron të çelë negociatat për t’u “ankoruar” më mirë në BE.
Ai është shprehur se Shqipëria sheh qartë ndarjen mes veriut dhe jugut të Europës, që sipas tij, bazohet në nivelin e zhvillimit ekonomik dhe një ndarje lindje-perëndim bazuar në vlera.
“Ka edhe lodhje të Europianizimit”, ka thënë Bushati duke kujtuar se termi i mëparshëm që përdorej ka qenë ajo e lodhjes së zgjerimit. Lodhja e evropianizimit, tha ai, lidhet me shtyrje të ligjit në disa shtete anëtare. Bushati, duke folur për Euractiv, pranon se procesi është i gjatë, dhe që është i rëndësishëm kuadri strategjik i bisedimeve. “Nuk i kemi parë deklaratat e Macron si domosdoshmërish përjashtuese për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar BE”, thekson Bushati.
“Ne mund të arrijmë”, këmbëngul më tej ministri, kur Euractiv e pyet nëse Shqipëria ndjehet në disavantazh me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë nisur negociatat, dhe shpesh janë quajtur si kryesoret.
Ministri Bushati shpjegon se në termat e reformës në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është më në avantazh se Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po bëjmë diçka që shtetet anëtare nuk po e bëjnë”, shton Bushati, duke shpjeguar se kjo reformë ka mbështetje të gjerë, dhe është pozitive për mjedisin ekonomik. Dhe siç ka thënë dhe Komisioni, është një precedent për vendet e tjera në rajon.
o.j/dita

Ke te drejte eshte e lodhur me ju se i doli gola mbrapa por ju nuk merrni vesh ju doni te hyni si hajdut nuk ka europe per ju te korruptuarit o minister fajin nuk e ka Europa faji eshte i juaj qe nuk boni reformart po’ i zvarrrsni se keni frike nga drejtesia
Zotni Bushati,harroni se do jeni n’evrope pa kthimin e prones tek pronari legjitim,harroni se do te prononi n’evrope me ate ligj per pronen qe e ndryshuat nje qind here vetem mos te shkoje prona tek qytetaret..evropa ka me mija qytetare me origjin shqiptare qe nuk kane trasheguar pronat e prindereve te tyre per faj te pengesave administrativoligjore qe keni vu: i keni shitur e shtershitur pronzt e tyre,bile sot edhe tek evropianet,e vetem kjo eshte nje tmerr juridik per evropen e Francen,e cila eshte e detyruar Kushtetueshmerisht me mbrojt qytetaret e saj kunder Shtetit shqiptar…e kuptoni a jo se sa pune keni qe keto problemi mos t’ia lini barr frances api evropes,ku ka mija trashegimtare me origjin shqiptare.
Mos beni sikur nuk e dini se ju kane folur per kete.keni ndryshuar ligjin po prape me mashtrime e jo me zgidhje te drejte.