Familja Mbretërore zbulon emrin e princit të ardhur në jetë katër ditë më parë

Leda Hysa

Familja mbretërore ka zbuluar emrin e princit të vogël të ardhur në jetë më 23 prill.

Princi është bekuar me emrin Louis Arthur Charles.

“Duka dhe dukeshë e Kembrixhit janë të lumtur të njoftojnë se ata e kanë bekuar djalin e tyre me emrin Louis Arthur Charles. Fëmija do të njihet si princi i mbretëror Luis i Lembrixhit.” thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

Anëtarët e kësaj familjeje marrin kryesisht emra të paraardhësve të tyre.  Princi Louis u lind në orën 11.01 më 23 prill 2018 në Spitalin e Shën Marisë në Paddington të Londrës, me peshë 3 kg e 900 gramë.

Luis është fëmija i tretë i Princ William dhe Kate Middleton. Gjithashtu ai është i pesti në radhë për fronin.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *