FOTO/ Tension mes Thaçit dhe Vuçiçit në samitin e Shkupit

DITA Online

 

Samiti që ka marrë emrin e “Bërdo-Brijuni” i cili këtë fundjavë po mbahet në Shkup me praninë e 6 presidentëve të rajonit (mes të cilëve edhe Ilir Meta nga Shqipëria) duket se nuk ka shkuar si duhet, të paktën sipas mediave serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se ka pasur një përplase verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç raportohet nga mediat serbe, përplasjet mes Vuçiç dhe Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato.

Vuçiç ka pasur kritika ndaj Thaçit lidhur me mos krijimin e Asociacionit si dhe për arrestimin e Marko Gjuriçit muaj më parë, shkruan portali serb, “Alo”.

Në foton më poshtë duket Vuçiç që ka dalë mjaft i nervozuar nga mbledhja.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • se mos ben teater pa fytyr vrerosur eshte lajm i mire se po te dilte duke qeshur ajo do na shqetesonte

  • Mbaji nervat Presidenti Vuçiç!
    Arsye kanë shqiptarët që të nervozohen e të ulërasin me pangopësinë tuaj për të mbajtur tokat shqiptare dhe për t’i shtuar ato me politika hileqare si shkëmbimi midis trojeve shqiptare dhe strategjija juaj e asociacionit: gishtin sot dhe dorën mot. Integrimi i serbëve në Mitrovicë nuk mund të bëhet duke i veçuar ata nga pjesa tjetër e popullsisë. Ata janë “dhuratë” që na i keni sjellë juve pas pastrimit etnik për të pëvetësuar një ditë edhe truallin ku ata janë bujtës e të lirë për të zgjedhur vendbanimin e tyre por nuk mund të bëhen mbartës si larva në truallin shqiptar. Edhe BE nuk bën drejtësi, kërkon vetëm marrëveshje për “realizim plani” dhe qetësi. Presionin mbi Presidentin Thaçi për të pranuar kushtet tuaja e kundërshton i gjithë populli shqiptar sepse nuk mund të fali vullnetarisht tokat e veta. Megjithatë ju prapë ngulni këmbë duke bërë propozime në dukje me vlera diplomatike. Hiqni dorë nga trojet shqiptare dhe kthehuni nga drejtësia dhe miqësia. Heret a vonë ajo do të bëhet. Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *