Horoskopi, 28 prill 2018

anazapta

Dashi

Pritet një fundjavë nën shenjën e një Afërdite mjaft pozitive dhe gjendja juaj shpirtërore po ashtu. Marsi ju jep edhe atë grimë agresiviteti që në raste të caktuara ia vlen.

 

Demi

Edhe pse java që po mbyllet nuk ju ka dhënë ndonjë kënaqësi, humori juaj pritet të jetë në rritje çka do ta bëjë edhe më interesante fundjavën. Mërkuri ju mpreh edhe më shumë inteligjencën.

 

Binjakët

Janë një seri planetësh, me Marsin në krye, të cilët ju mbështetin dhe do të bëjnë të kaloni një fundjavë nga ato për t’u mbajtur mend. Megjithatë Hëna edhe pse pozitive ju bën melankolikë.

 

Gaforrja

Në përgjitësi, për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor paraqitet pozitiv, por një e papritur mund të “kompromentojë”  fundjavën. Sidoqoftë Afërdita sjell një fllad të ri dashurie. Mirë sëndeti.

 

Luani

Pozicioni i yjeve për të lindurit e kësaj shenje do të jetë mjaft pozitiv prandaj duhet të përfitojnë për të mbyllur një punë a marrëveshje. Një udhëtim i shkurtër e bën interesante fundjavën.

 

Virgjëresha

Kontrasti i yjeve në shenjë do të reflektohet edhe tek ju, çka do të thotë se sot duhet të tregoni kujdes në raportet me të tjerët. Jeni disi të pavendosur e kjo mund të kompromentojë fundjavën.

 

Peshorja

Kuadri yjor pritet të jetë mjaft i mirë sot dhe me aftëstitë organizative që ju karakterizojnë do të bëni që fundjava të kalohet mjaft bukur. Ju këshillohet më shumë kujdes në raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Edhe pse sot Marsi dominues në shenjë mund t’ju bëjë më kërkues e më të rreptë se zanonisht,  pritet të kaloni një fundjavë mjaft interesante. Një njohje e re ju sjell vërtet gëzim.

 

Shigjetari

Ndikimit të fuqishëm të Saturnit, sot i bashkohet edhe Jupiteri, prandaj pritet të jeni shumë aktivë e mjaft bindës në argumentet tuaja. Ardhja e dikujt jua bën edhe më të bukur fundjavën.

 

Bricjapi

Edhe pse Hëna në shenjën tuaj sot nuk ka ndikim edhe aq pozitiv, kjo nuk do të ndryshojë asgjë në planin sentimental për ju. Fundjavë e qetë por duhet të thyeni monotoninë duke ndryshuar destinacionin.

 

Ujori

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje sot pritet një fundjavë shumë e mirë pasi do të jeni nën egidën e Afërditës dhe Hënës së “zjarrtë” të cilët ju mbështetin në planin sentimental. Mirë edhe shëndeti.

 

Peshqit

Eshtë më mirë për ju që sot do të jeni në ndikimin pozitiv të Mërkurit, pasi ai stimulon ide të reja dhe ju rrit aktivitetin. Mundohuni të planifikoni më mirë se ku dhe me kë duhet të kaloni fundjavën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *