Draft-statuti i Partisë Demokratike, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga Kuvendi Kombëtar këtë të diel, i jep një kompetencë të frikshme kryetarit Lulzim Basha mbi të gjithë anëtarët dhe strukturat e partisë më të madhe në opozitë.
Sipas statutit të ri, në raste urgjente, kryetari i PD Lulzim Basha mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore dhe të strukturave të partisë, për përjashtimin e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët tradhtojnë partinë, dëmtojnë interesat e saj elektorale apo thyejë rregullat e tjera etike të parashikuara në statut dhe rregulloret e brendshme.
Kjo kompetencë parashikohet konkretisht në pikën pesë të nenit 27 të statutit të ri të Partisë Demokratike. Sanksioni i ndërmarrë nga kryetari ndaj një anëtari të partisë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm, por ky parashikim nuk ndryshon asgjë, pasi me statusin e ri, Kryesia do të jenë një organ nën kontrollin e plotë të kryetarit.
Kjo kompetencë mund të jetë e rrezikshme për demokracinë dhe mendimin ndryshe në Partinë Demokratike, pasi kryetari i partisë mund ta ushtrojë këtë të drejtë ndaj çdo anëtari, i cili mund të jenë edhe funksionar apo ish-funksionar i lartë i partisë, që pozicionohen kundër linjës së kryetarit.
Sipas këtij parashikimi, me hyrjen në fuqi të statutit të ri dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale, kryetari mund të paralajmërojë, pezullojë dhe përjashtojë çdo anëtar të PD, për të cilin mendon se po dëmton interesat e partisë. Në kushte normale, masat disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merren sipas rastit nga Kryesia e degës së PD, nga Kryesia e Partisë Demokratike, shkruan shqiptarja.com.
Këto masa konfirmohen ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit. Por, për i gjithë ky proces, në raste urgjente, sidomos në periudha zgjedhore, mund të ushtrohet nga kryetari i partisë, çka mund të prodhojë përjashtime arbitrare, ndëshkime dhe hakmarrje në parti.
o.j/dita

Ky ta ndryshoje sa te doje statusin ky nuk ka per tu bere kurre lider. Nuk behet se nuk e ka ne karakter udheheqesin. Ky ka ne karakter skuthllekun. Shikoni si deformojne demokracine ne parti, çfare mund te presesh kur marin pushtet qe ky buri mund ta mare vetem po u lodh Rama nga pushteti.
Basha erdhi ne krye te PD permes Salihu, i cili gjitha zgjedhjet i fitoi permes dhunes,krimit,rrahjeve e vrasjeve.Keshtu humbi e dha doreheqje dhe solli Bashen-shokun e Argites ne vend te tija. Rama erdhi si zeri i mrekullise,shpetimit nga krimi e varferia dhe sanimit nga kaosi qe tete vjet ndertoi PD me Salon e klanin kriminal politike. Basha, nese vazhdon si salo, peson e shkon si salihu.Nese nderron e ndryshon qeverisje,qe ende nuk po deshmon, ai do pesoi me keq se qe pesoi salo me klanin. Andaj, kursin politik te salos,duke shkaterruar sistemin arsimor, me universitete private-filiala financiare te partise dhe salos me familje, duke mos lejuar ndertim kryeqytetin e droges politikee shtetrore-Lazaratin, permes mafiozeve duke shkaterruar gjitha lamijte e ndertimit te shtetit normal dhe jetes qytetare deri ne varferi te skajshme. kjo nuk e qone asnje subjekt ne avarnsim,sic thone ende disa nga dashamiresit e Salos. Rama solli mrekulline,perkunder pengesave mbrenda e nga jashte opozita te opozites shkaterrimtare te shtetit dhe jetes normale te shqiptarevet,Rama po arrijne te ngrite vlerat politike e kombetare mbrenda e jashte, duke ngritur ne nivelin meritor te shtetit shqiptare dhe shqiptarevet.
U bo si partia e Enverit kjo.
Mbasi ka halla debila qe qendrojne n’ate parti,mirr va bene edhe me kete nen
E ku je Lul Basha si nuk te erdhi keq dhe shkaterrove partin e aspiratave te popullit shqiptar.
Po ti more gomar sa je bere ujk per te eliminuar kundeshtaret e tu ne PD,bej opoziten si duhet se me kete terezi kurr nuk do te fitoj PD.Apo ky eshte qellimi yt…
Se po behesh kryetari me qesharak i te gjitha koherave….çfare zhgenjimi paske qene dhe ti…
Klauzola e fshehtë do te sherbej per ato qe nuk e kuptojne cfare don te thote demokraci ne gjirin e gjirit te partise.Ketu kemi shprehjen Partia dhe udheheqesi i partise nuk gabojne kurren e kurres.Ndaj te gjithe heshtni dhe rrini urte me dy gishtrinjet larte me brohoritje dhe ovacione:Liri demokraci.O filani o shkerdhat nuk e ke jeten e gjate.Keto jane shprehjet hist(e)orike nga fronti ku lindi partia para 27 – 28 vitesh ma pare.Kohe kjo kur liderri na ishte kamarier.