Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar përgjatë një interviste telefonike për Fox News se nuk mundi dot t’i merrte një dhuratë gruas së tij për ditëlindje, pasi ishte tepër i zënë.
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump, ditën e djeshme festoi 48 vjetorin, por duket se Trump është mjaftuar vetëm me përzgjedhjen e një kartoline dhe disa luleve.
Kur e pyetën gjatë intervistës telefonike për Fox & Friends se çfarë i kishte blerë Zonjës së parë për ditëlindjen e saj, ai u përgjigj duke qeshur:
“Epo, më mirë të mos futemi tek kjo temë, sepse mua mund të më fusni në telashe!”
Ai vijoi duke thënë se “ju e dini, unë jam shumë i zënë që të vrapoj në kërkim të dhuratave, apo jo?”
Përgjatë intervistës, Trump nuk ngurroi të përgëzonte publikisht punën e gruas së tij në planifikimin e darkës shtetërore të kësaj jave, për të nderuar Francën.
s.a/dita

Mos harroni cfare tha Gjermania: Nuk mbeshtesim Shqiperine se i ka gjithe politikanet maskarenj kriminele..
Lereni Trumpin se eshte pergjegjesi e Amerikes, jo e juaja beqira te ndyre