Talebanët në Afganistan kanë marrë kontrollin e banesës së Guvernatorit në veri të vendit si dhe të rajonit të policisë në Aq Tapa.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, forcat qeveritare afgane janë duke luftuar me talebanët për t’i larguar nga vendet ku kanë vendosur kontrollin e tyre.
Kurse zëdhënësi i talebanëve tha se këto të fundit kanë bllokuar vetëm 10 vende të kontrollit të sigurisë, e jo rajonin e policisë sikurse pretendohet nga mediat ndërkombëtare.
Ndërsa në provincën jugore të Helmand, talebanët sulmuan me makinë bombë një bazë ushtarake, duke lënë të vdekur katër civilë dhe një ushtar.
s.a/dita
