Deputetët veteranë të Parlamentit shqiptar, Dokle 22 vjet mandat

anazapta

Ata janë në Parlament që në vitet e para të pluralizmit politik. Deputeti më veteran në Parlamentin shqiptar është socialisti Namik Dokle. Sipas një hulumtimi të bërë nga gazeta”Shqip”, Dokle rezulton deputeti i vetëm shqiptar që u ka rezistuar 22 viteve parlamentarizëm, duke qenë në sallën e Kuvendit që nga viti 1991, për tetë legjislatura me radhë pa asnjë ndërprerje. Dokle e ka nisur karrierën parlamentare me fitoren e mandatit më 31 mars të vitit 1991 dhe e ka ruajtur kryesimin duke u rizgjedhur deputet i socialistëve më 23 qershor të këtij viti.

Gjithashtu vërehet se e majta shqiptare ka pasur më shumë qëndrueshmëri në përfaqësimin e saj parlamentar në këto dy dekada. Socialisti Gramoz Ruçi, është gjithashtu prezent në Parlament, që nga viti 1991 dhe deri tani, me vetëm një vit shkëputje njëvjeçare në Parlamentin që doli nga zgjedhjet e majit të vitit 1996 dhe që vijoi aktivitetin e tij deri në vitin famëkeq 1997. Të njëjtën karrierë politike me Ruçin ka ndjekur edhe deputeti socialist, por së fundmi i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, Kastriot Islami. Ashtu si Dokle, Islami ka nisur jetën parlamentare në vitin 1991, por ai, ashtu si Ruçi, është detyruar ta ndërpresë atë nga viti 1996 deri në vitin 1997, si pasojë e faktit të përfaqësimit të PS-së me vetëm shtatë deputetë në këtë legjislaturë. Por hulumtimi nxjerr edhe një tjetër deputet jetëgjatë dhe që është kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e legjislaturës njëvjeçare 1991-1992, duke nisur nga zgjedhjet e 22 marsit ’92 nuk ka munguar më në parlamentin shqiptar. Për sa i përket kampit të djathtë, Kryeministri aktual, Sali Berisha, është edhe deputeti më jetëgjatë, por pavarësisht zgjedhjes së tij si deputet në shtatë nga tetë legjislaturat në pluralizëm, është shkëputur nga jeta parlamentare përreth pesë vjet (1992-1997) për të mbajtur postin e Presidentit të Republikës.

Share This Article
3 Comments
  • Bravo Dokle!Politikan i stabilizuar.Dikur ka korrektuar dhe shkrimet për faqe te zeze të Sali Berishes cuar ne ZP,me kerkese te Xhelil Gjonit,si me ka treguar ish gazetari i ZP moniste,Kari Balliu! Islamit nuk mund ti quhen me ato vite parlamentarizmi ndaj nuk eshtë e drejtë të cilësohet.Ai eshtë parlamentar i ri ne parlamentin shqiptar,tani,bile nuk eshtë i zgjedhur as drejtperdrejt nga Sovrani,por i emruar me listë nga Saliu që hoqi disa parlamentare te cilsishëm nga PD!

  • Ketu ka edhe per te qeshur edhe per te qare.O njerez ku jetojme,cekmi per te hequr ne e me keq brezi me i ri.Deputete qe vine nga poste te larta ne monizem si Kastriot Islami i eger me Saliun,por dhe ne prehrin(me mire shallvaret) e tij.Namiku eshte njeri i mire,por me Nanon nuk e tregoi dot vehten si zv.kryeminister,perkundrazi i qepej pas dhe mori ato qe desh,pamvaresisht demeve te tij.Gramozi eshte dhe mbetet Tepelenas me te gjithe takemet,por dhe me solidi ne ide,etj.Per Saliun jemi ngopur e s`duhet folur me pervec kur te shkoje ne nje vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *