Greqia ultimatum Maqedonisë: Nuk ka NATO pa emër

Dita

Maqedonia do të anëtarësohet në Nato, vetëm pasi t’i ketë dhënë zgjidhje çështjes së emrit me Greqinë.

Kjo deklaratë, e cila bllokon aspiratën e Maqedonisë për anëtarësim në aleancën ushtarake, vjen nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, pas përfundimit të Samitit të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel.

“Ne e kemi bërë të qartë se, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, ashtu siç thuhet në Deklaratën e Samitit të Bukureshtit në vitin 2008, si edhe të zbatojë rezultatet që do të sjellin bisedimet”.

Lidhur me këtë çështje, Kotzias pati një takim më vete me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Momentalisht, dy shtetet janë në një fazë intensive bisedimesh përsa i përket çështjes së emrit.

Shkupi ka bërë hapa përpara, duke përmendur këtu heqjen e emrit të Aleksandrit të Madh nga aeroporti ndërkombëtar dhe autostrada, por gjuha e përbashkët për emrin e Maqedonisë nuk është gjetur ende.

Nga Athina janë propozuar disa variante, por më i pranueshmi duket se do të jetë ai i “Gorna Makedonija”, thënë ndryshe “Maqedonia e Sipërme”.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Arabet e Evropes qe e quajne veten greke, japin dhe ultimatum.
    Emri eshte MAQEDONI, pavaresish se kush jeton aty, eshte toke ku ka lindur Aleksandi i MAQEDONISE.
    Me rreguuk treshi i bie qe edhe emri i ketyre arobo-turqve qe jetojne ne token e Heleneve t’i hiqet emri Greqi ….. ha ha ha ….. do t’u shkonte shume emri Shtet “Arab te Evropes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *