Tensioni me Turqinë, SHBA i “zgjat dorën” Greqisë

Dita

Athina ka njoftuar se SHBA-ja do të përmirësojë 85 avionët e tyre F-16 me standardin Viper.

E përditshmja greke “Protothema” ka bërë të ditur se vendimi është marrë të shtunën në mëngjes nga Këshilli i Qeverisë Greke për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, në një mbledhje urgjente.

Ministri grek i Mbrojtjes informoi këshillin se pala amerikane ka pranuar në princip propozimin e rishikuar grek, i cili merr për bazë angazhimet financiare të vendit. Pas kësaj, këshilli miratoi unanimisht aplikimin e programit për përmirësimin e sistemeve të 85 avionëve grekë F-16 me standardin Viper, i cili është varianti i fundit i gjeneratës së katërt të avionit luftarak F16.

Sipas mediave greke, kostoja totale e këtij operacioni do të jetë 1.5 miliardë dollarë.

Ky lajm vjen në një kohë kur, Turqia ka rënë dakord për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S400 nga Rusia.

Ndërkohë, rritja e fuqive ushtarake të dy vendeve po ndodh në një periudhë ku tensioni mes Greqisë dhe Turqisë vijon të mbetet i lartë.

Gjykatat greke nuk kanë lejuar ekstradimin në Turqi të 8 të kërkuarve për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit, ndërsa Turqia mban në burg prej 1 Marsit dy ushtarë grekë që gabimisht kaluan kufirin duke shkelur në territoret turke.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • SHBA ben gabim qe mban anen e Greqise,sepse Greqia ishte shteti me antiamerikan gjate operacionit te SHBA dhe NATO per bombardimin e Jugosllavise..Greqia ndjek nje politike shoviniste ndaj fqinjeve,Shqip,Turqise,Bullgarise,Maqedonise,me qellim uzurpimin e territoreve te tyre.Greqia eshte nje shtet agresiv,militarist,prandaj kujdes!

    • greqia mban pushtuar territoret e te tjereve.

      keshtu e formuan si shtet, pavaresine ja dhane

      anglia dhe franca, qe mposhten floten Osmane,

      se per greket bythpalare nuk pirdhte Perandoria.

      ne te njejten menyre e pompuan si shtet me territore

      te popujve te tjere.

      greqia eshte pjelle e perendimit, si dora e tij ne ballkan

      ne konkurrence me Turqine dhe rusine

    • Kohet kane ndryshuar tani. Turqia po rebelohet dhe si qeni po i kafshon doren te zotit, Amerikes, qe e ka mbeshtetur financiarisht per shume dekada dhe e ka furnizuar me arme si mburoje ndaj Rusise.

      Turqia tani po kthehet ne anen e Rusise dhe paraqet rrezik per perendimin. Tani mburoja e luftes se ftohte po ndertohet rreth Turqise dhe normalisht Greqia perfiton.
      Shqiperia duhet te perfitoje nga influenca e rritur amerikane ne Greqi duke ushtruar presion ndaj Greqise nepermjet miqve tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *