Mikael Shumaker është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit të rëndë që pësoi më 29 dhjetor të vitit 2013, ku u përplas me një shkëmb teksa po bënte ski.
Ai gjendet i shtruar në shtëpinë e tij në Zvicër, ku po mbahet momentalisht në jetë me aparatura.
Shpresat për një rikuperim të tij duket se janë minimizuar në maksimum.
Familja e tij është munduar të mbajë çdo gjë në fshehtësi të plotë, dhe për këtë arsye në media nuk ka qarkulluar asnjë fotografi apo e dhënë, që nga viti 2013.
Duke shtuar dhe frikën se mos ai nuk zgjohet më kurrë nga koma, media gjermane ka kërkuar të dijë se kush mund të jetë trashëgimtari i pasurisë së ish-kampionit të Formula 1, në rast se ai ndërron jetë.
Babai i tij, Rolf Shumaker, në një intervistë për revistën “Blunt” ka garantuar se pasuria e djalit të tij do t’i shkojë familjes:
“Gjithçka Mikael ka, do t’i kalojë gruas Korina, vajzës Xhina dhe djalit Mik. Sido që të jetë, askush nuk mund të cenojë pasurinë e djalit tim, edhe pse ai është pasuria jonë më e madhe”, u shpreh babai.
Rolf Shumaker është shumë i lidhur me familjen e Mikaelit, sidomos me djalin Mik, i cili garon në Formula 1 për moshat.
Sipas medias, pasuria e Shumaker mendohet të jetë diku te 80 milionë euro, edhe pse kjo shifër është thjesht një hipotezë.
Në të vërtetë, shifra mund të jetë shumë më e madhe duke llogaritur edhe pronat e patundshme apo sende si trofetë personale.

s.a/dita

800 milion euro dhe jo 80