Ditëve të fundit janë publikuar disa emra të urdhërdhënësve apo zyrtarwve që kanë ndjekur kundërshtarët dhe viktimat e regjimit të kaluar.
Në Maqedoni një numër i madh i ish-funksionarëve të lartë shtetërorw shqiptarë dhe një pjesë e bashkëpunëtorëve të tyre do të publikohen së shpejti si bashkëpunëtorw të shërbimeve sekrete, apo si persona që kanë dhënë urdhra apo kanë ndjekur viktimat apo kundërshtarët e regjimit të kaluar. Ditëve të fundit janë publikuar disa emra të urdhërdhënësve apo personave zyrtarw që kanë ndjekur kundërshtarët dhe viktimat e regjimit të kaluar, ku në mesin e tyre kanë rezultuar edhe ish-zyrtarë të lartë shtetëror shqiptarw të punësuar në shërbimin sekret në të kaluarën.
Në mesin e tyre është edhe një ish-zyrtar nga Kumanova, i cili ka qenë nëpunës i lartë i shërbimit sekret, por që dosja e tij është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit për Lustrimin (www.kvf.org.mk).
Nga shtatori pritet publikimi edhe i emrave të tjerë që kanë qenë të punësuar në shërbimet sekrete, por edhe ata që kanë qenë bashkëpunëtorw të tyre. Në mesin e tyre pritet të zbardhen emra të mirënjohur të së kaluarës të shqiptarëve që kanë qenë në pozita udhëheqëse. Dosjet e tyre jozyrtarisht mësohet se kanë të arritura në planin e ndjekjes së kundërshtarëve të regjimit të kaluar dhe se individët e tyre përmes këtyre detyrave të suksesshme më pas janë avancuar në pozita të larta shtetërore.
Komisioni i Dosjeve deri tani ka publikuar emrat e dhjetëra personave që kanë qenë ish-spiunë, një pjesë e tyre si urdhërdhënës për të ndjekur qytetarët. Nga Komisioni bëjnë të ditur se nga shtatori do të vazhdojë puna intensive për të përpunuar dhe publikuar një numër të madh të dosjeve të ish-funksionarëve të lartë shtetëror në Maqedoni.

ASGJE E RE !! SHQIPTARET KANE QENE DHE JANE SPIUNA TE CFAREDOLLOJ SHTETI TE HUAJ PER INTERESA PERSONALE!!!
Bile kto sherbime shqiptart I bejn falas.
ne shesim nene e baba vetem shqiptaret jane spiuna pa pgese kete e trgojne te gjitha zbulimet e huaja ne jemi qener per njeri tjetrin ..fishta dhe konica keta dishepuj te medhenj qe kure nuk i morem seriozisht e mbetem po ata e mbas 80 vjetesh lexoi me vemendje c thone keta dhe nxir konkluzion kush jemi ne ,,ne nuk pranojme qe te punojme per bosin shqipetar por i hiqemi zvare te huajit se urejme njeriun e gjakut tone c,pret nga ne