Burrë e grua mbi vinç në Tiranë, kërcënojnë me vetëvrasje: Ata na duan të vdekur

Dita

Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit, duke kërcënuar se do të hidhen.

Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, dhe kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.

Janë ish të përndjekur politikë, dhe shprehen se kanë vendosur të hipin sipër vinçit mbi 30 m lartësi, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia.

Teuta Saraçi në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh nga vinçi se kunata i ka nxjerrë nga banesa, dhe policia sipas tyre ka qëndruar indiferente.

“Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Më persekuton kunata ime, Alba Saraçi, dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim.”

Ferdinand Saraçi shtoi se familja e tyre kërcënohet, dhe se shteti duhet që të ndërhyjë për t’i marrë në mbrojtje.

“Unë kam njoftuar të plotfuqishmin e zonës në Kombinat por ai se ka vënë ujin në zjarr. Por vetëm ka mbajtur krahun e Alba Saraçit, e cila më dhunon fëmijët prej 4 vitesh, të gjitha këto janë të regjistruara, policia hesht dhe mban krahun e Albës dhe të babait të saj,” ka ripohuar kështu versionin e të shoqit, Teuta Saraçi.

Ajo ka vazhduar së thënuri se debati është zhvilluar prej katër ditësh, dhe se Alba Saraçi donte t’ia hidhte plaçkat jashtë shtëpisë, pasi çifti nuk kishte mundësi që t’i ofronte shuma parash në këmbim të jetesës.

“Ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar.

Ju mund të merrni në dëshmi edhe fëmijët nëse ne gënjejmë,  janë të vërteta. Ata na duan neve të vdekur, ato kërkojnë lekë me dhunë. Shteti jo vetëm që nuk më ndihmon por më torturon akoma. Shteti i jep të drejtë një monstre, një krimineli që torturon 2 fëmijë të vegjël. Shteti i dha të drejtë një krimineleje, unë prej 4 ditësh jam rrugëve, fle në lulishte.”

Pas njoftimit se çifti po tentohej të vetëvritej, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po tenton që t’i bindë për të zbritur nga vinçi ku kanë hipur prej orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme.

s.a/dita

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • LAJM PERVERS

    PER NGJARJE PERVERSE

    NGA NJEREZ PERVERSE

    NE KOHE PERVERSE

    ..
    te perndjekur politike ne 2018-en qe i ka perzene kunata nga shtepia ?? dhe i plotfuqishmi nuk vinte uje ne zjarr..
    .
    Si po shkojne punet i perndjekuri politik me i madh ne Shqiperi eshte Enver Hoxha i cili qe nga 1944 kur Mehmet Shehu merr porosi nga amerikani Kukic “per tu bere i pari vendit” ta hiqte qafe Enverin e deri tani qe po i shurrojne dhe varrin….e kane bere Jezus…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *