“Infrastruktura e Turqisë, e gatshme për epokën e re”

Dita
ISTANBUL, TURKEY - APRIL 27 : Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during a gala dinner marking the 55th Foundation Anniversary of Constitutional Court at Historic Beykoz Pavilion in Istanbul, Turkey on April 27, 2017. (Photo by Kayhan Ozer/Anadolu Agency/Getty Images)

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot në Stamboll se zgjedhjet e 24 qershorit të këtij viti janë pikë kthese për Turqinë.

Ai foli në Kongresin e Forumit të Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe me këtë rast komentoi rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan “Anadolu Agency”.

“Zgjedhjet e 24 qershorit, janë një pikë kthese për Turqinë. Vendi ynë po hyn në një epokë të re dhe e gjithë infrastruktura jonë është e gatshme për epokën e re. Ne jemi gjithmonë të gatshëm, por opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj. Janë zhytur në një konflikt të brendshëm, nuk e dinë se çfarë janë duke bërë si dhe çfarë do të bëjnë”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu tha se gratë duhet të kenë një ndikim më të madh në politikë, si dhe prania e tyre në parlament duhet të jetë më e madhe.

“Ajo që ne duam është që gratë të jenë më me ndikim në politikë, më shumë pjesëmarrje dhe më shumë t’i shohim ato si përfaqësuese në parlament.” 

Erdogan shtoi se një nga detyrat e para në të ardhmen do të jetë ndërtimi i Kanalit të Stambollit, i cili do të ndërtohet paralelisht me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *