Emigrantët meksikanë bllokohen në kufi me SHBA

Dita

150 emigrantë meksikanë janë penguar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë amerikanë të kufirit thanë se këto persona, shumica e të cilëve udhëtonin me fëmijë, gjendeshin në kalimin kufitar mes Meksikës dhe SHBA-së në afërsi të San Diegos.

Nuk është bërë ende e ditur nëse emigrantët nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori do të lejohen të hyjnë më vonë apo do të kthehen pas.

Presidenti Donald Trump thotë se ky karvan njerëzish është një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, dhe për këtë arsye, ai ka premtuar se do të dërgojë ushtrinë për të siguruar kufirin jugor të vendit me Meksikën.

Një nga organizatorët e udhëtimit, tha për BBC se asnjë në grup nuk i ishte nënshtruar procedurave zyrtare në doganën amerikane. Sipas Alex Mensing, rreth 50 persona janë ende në radhë për të marrë lejen e hyrjes ndërsa rreth 100 të tjerë po presin në anën meksikane të kufirit.

Zyrtarët thanë se në pikën e kalimit San Ysidro është arritur kapaciteti maksimal dhe individët duhet të presin në Meksikë, teksa oficerët punojnë për të përfunduar procedurat e nevojshme për ata që kanë kaluar.

Bëhet fjalë për një grup azilkërkuesish, pjesa më e madhe e tyre nga Hondurasi. Ata u nisën drejt SHBA, më 25 mars, nga Meksika jugore, afër kufirit me Guatemalën. Grupi ka udhëtuar me autobusë, tren dhe më këmbë gjatë rrugëtimit të tyre prej 3200 km deri në kufirin amerikan, dhe shumëkush në grup thotë se po largohet nga persekutimi dhe dhuna në vendin e tyre.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *