Peshëngritja, jashtë Lojërave Mesdhetare. Reagon Briken Calja

Dita

Briken Calja mund të konsiderohet zyrtarisht kampion i Europës në peshëngritje, pasi afati i pritjes së përgjigjeve të dopingut ka kaluar prej 21 ditësh.

Por, ende nuk ka një njohje zyrtare se Briken Calja është “i pastër” nga doping-u.

KOKSH, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ka vendosur që të lerë jashtë Lojrave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, duke u nisur pikërisht nga rezultatet e kohëve të fundit për disa nga sportistët e këtij sporti.

Në daljen e tij të parë publike, Calja ka komentuar në “Wake Up” vendimin e KOKSH, duke cilësuar se e sheh më shumë si vendim personal të marrë nga presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Briken Çalja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje,në Bukuresht. Ka fituar 3 medalje të arta, duke u bërë kështu kampion i trefishtë kontinental, si dhe duke i mundësuar një rezultat historik Shqipërisë në sportin e peshëngritjes.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *