Prodhuesit e bukës paralajmëruan dje rritjen e çmimit sepse energjia elektrike për ta ishte e shtrenjtë.
Por OSHEE thotë se furrat e bukës abuzojnë, duke tregtuar edhe produkte të tjera.
OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës.
“Furrat e bukës, që përveç bukës masive, e cila duhet subvencionuar dhe me të drejtë ka edhe këtë çmim. Kemi një gamë të gjëra prodhimesh nga më të ndryshmet, pastiçeri, byrek, tregtim të produkteve të bulmetit, që ja ndryshojnë komplet natyrën këtij biznesi dhe nuk na lejojnë ne të aplikojmë këtë çmim të diferencuar”, shprehet për Top Channel, Elton Sevrani, divizioni tregtar OSHEE.
Furrat e bukës kanë një çmim energjie gati dy herë më të ulët nga bizneset e tjera, respektivisht 7.6 lekë për kilovat.
Por furrat që tregtojnë dhe produkte të tjera, sipas OSHEE nuk mund të përfitojnë çmim të reduktuar, pasi përveçse në kundërshtim me vendimin e entit rregullator, kjo cenon konkurrencën në treg duke dëmtuar bizneset e tjera.
“Nëse një subjekt tregton qumësht, kos e të tjera dhe përballë tij ndodhet një objekt që kryen tregtinë në treg të lirë, por ama nuk prodhon bukë, të dy duhet të paguajnë energjinë sipas nivelit të tensionit që është përcaktuar nga ERE”, thotë Sevrani.
a.s/dita

Rritja e cmimit te bukes. Ja nje tjeter “sihariq” i qeverise Rama dhe Hametajt pas kepuce. Pasoje direkte e pelivanlleqeve me cmimin e energjise qe e ka qeveria ne dore. Por kjo rritje e cmimit te bukes qe natyrisht prek gjithe shqiptaret patjeter do reklamohet si rritje ekonomike. Rama e Hametaj pas kepuce kane zakonin e shpalosjes se deshtimeve si suksese.
Gezojeni o popull kete qeveri qe perdite ju sjell “sihariqe” bindese per rritjen ekonomike sigurisht e mat ne shtepine e Vilma Nusheve!
Ky fare barboni EDI RAMA gjen sebepe vetem per rritje çmimesh, taksash dhe tarifash dhe nuk ka asnje rast per ulje çmimesh, taksash dhe tarifash. Ketyre lloj personash i thuhet PISA BURRASH dhe LEGENA.
Problem i vertete eshte rrezikzhmeria per shendetine miellit te importuar nga Serbia, me te cilin prodhohet buka mizerje ne Shqiperi.Kemi nje cerek shekulli qe konsumojme buke mizerje.
vetem çmimin e kafese ne filxhan dhe te biletave te llotos mos e rritni, se do na mbyllen mejhanet dhe pikat e basteve. Po rriti çmimet Tajvani do kerkoje nastradini keste shtese. Po pse blini buke o popull? Blini ore patate, nuk thoshte kot Xhaxhi qe patatja eshte edhe buke edhe gjelle, tani eshte edhe jorgan.