Trump fyen rëndë komedianen e famshme amerikane: Je e pështirë!

Leda Hysa

 

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërvënë ashpër komedianes Michelle Wolf për performancën e saj në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.

Trump, i cili nuk ishte prezent në event për të dytin vit radhazi, zgjodhi Twitter-in për të kritikuar Wolf si një komediane “të pështirë” e cila shkatërroi mbrëmjen me batutat e saj.

Darka ishte për presidentin një turpërim për gjithë të pranishmit, ndaj kreu i shtetit kërkoi që eventi të mos zhvillohet më ose të zhvillohet me një tjetër format. Akti i komedianes Michelle Wolf ngjalli si vlerësim ashtu edhe kritika ndaj saj. Organizata pas këtij eventi vjetor shprehu keqardhje për përçarjen që mbizotëroi sallën pas performancës hapëse të komedianes.

Ndër komentet më polemizuese dhe të ashpra të Wolf ishin ato drejtuar sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Sanders, e cila u vu dukshëm në një pozitë të vështirë.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Pervec fyerjes do te ishte ne nderin e Presidentit Trump ti fuste edhe nje gojore, kesaj gojores.
    Ne asnje vend te botes nuk behet tabele qitje Presidenti dhe familja e tij keshtu sic ka nisur prej me shume se nje viti ne Amerike.
    Nje pyetje te thjeshte:
    Keta komediane jo vetem aktore, por edhe politikan-leshi e duan apo jo Ameriken, qe shfryjme dufin kunder Presidentit te saj te zgjedhur me votem e QYTETAREVE.
    Tallja ndaj figures se Presidentit eshte TALLJE me Ameriken.
    Jane kundershtare te integritetit te Shtetit Amerikan, nuk duan forcimin dhe kontrollin e kufirit, jane pro klandestineve dhe grupeve krimenele qe kane hyre dhe hyjne ne menyre te paligjishme dhe jane pro droges qe hyn ne kufin tokesor me Meksiken.
    Kar-telat e droges kane ndikim tek keta palaco politikane dhe aktore qe te gjithe jane bere komediane.

  • Thuhet se ky president eshte jotipik
    per ate Amerike qe ngriten paraardhesit, por…

    kishte shume banalitet ne kete Darke…
    ngjante me … Portokalline!

  • Ore mizekali,ti ha sa te duash deri sa te ngopesh.Humori dhe satira kane qene dhe do te mbeten prone e popujve dhe askush nuke ka mundur ti ndaloje qofshin keta mbreter apo diktatore te c’do forme,ngjyre apo besimi qofshin.Mjaft me te berit mizekali,kohes se mashtrimeve,grabitjeve,percmimeve dhe loteve te krokodilit nga fuqia e pushteteve per te mashtruar e shqyer prene e rradhes pra popullin e popujt,po i vjen fundi,dhe ky do te jete nje fund i turpshem dhe pa kthim.Besoni,dinduni dhe refehuni,qe po popujt ,ligji e Zoti t’u meshirojne.

  • Kjo palaco qe eshte ASKUSHI me c`te drejte i lihet ne dispozicion podiumi per te pergojuar presidentin e zgjedhur nga 200 miljon qytetare amerikane?
    Nje zagare rrugesh anonime perse duhet te behet DIKUSHI,duke pergojuar Presidentin e Amerikes?
    Ne emer te lirise se medias,te te drejtave te baxhellave,te xhadoreve te rruges nuk mund te lejojme qe te ngrihen HALE,per te ulur MALE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *