Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë gjyshen

DITA Online

 

Janë jo të pakta rastet në kryeqytet kur fëmijët e vegjël në kryeqytet humbin adresën e shtëpisë së tyre dhe është dashur ndërhyrja e policisë Bashkiake.

Një rast i tillë ishte edhe sot kur një 6-vjeçar, K. P është gjetur nga punonjësi i Policisë Bashkiake duke qarë në rrugën “Him Kolli”.

Mes të qarave, djali i vogël u ka thënë efektivëve të Policisë Bashkiake se kishte humbur rrugën për në banesën e tij.

Pas qetësimit të vogëlushit, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me komunitetin bëri të mundur gjetjen dhe lajmërimin e familjarëve si dhe dorëzimin e fëmijës tek ata shëndoshë e mirë.

Në punën e saj të përditshme, policia bashkiake përballet me dhjetëra raste të ngjashme.

Vetëm tre ditë më parë efektivët e Policisë Bashkiake ndërhynë në kohë duke shmangur vetëmbytjen në Kodrat e Liqenit Artificial të një vajze të re e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *