Si duhen trajtuar infeksionet seksualisht të transmetueshme

Pranvera Kola

Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të mjekohen, por jo të gjitha janë të shërueshme. Ato të shkaktuara nga bakteret, si: klamidia, gonorrea dhe sifilizi mund të kurohen. Ndërsa infeksionet e tjera të shkaktuara nga viruset, si: herpesi, hepatiti B, HIV, etj, janë të pa shërueshme.

“Sipas ekspertëve të shëndetit publik, mjekimi që përshkruhet nga mjeku duhet të ndiqet në mënyrë të rregullt. Në asnjë rast, mos u përpiqni të vetëmjekoheni. Ndodh që disa infeksione të jenë rezistente ndaj mjekimit dhe nuk shërohen plotësisht. Infeksioni mund të rrijë i fshehur duke u përsëritur herë pas here e duke dhënë komplikacione”, shkruan Dita.

Ndaj këshillohet që të ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut dhe të çoni deri në fund mjekimin, edhe pse mund të mos keni shenja dhe ndiheni mirë.

“Shko për një rikontroll tek mjeku mbas mbarimit të mjekimit. Një analizë tjetër është e nevojshme për t’u siguruar që jeni shëruar plotësisht. Ju mund të mos keni shenja të dukshme, dhe mund të mendoni që jeni shëruar, por vetëm një analizë tregon se ju jeni shëruar plotësisht. Nëse nuk jeni shëruar ju duhet të merrni mjekim përsëri”, bëjnë me dije specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Po sipas tyre, nëse mendon se ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm, shmangni marrëdheniet seksuale deri në 3 ditë mbas përfundimit të mjekimit, ose përdorni prezervativ.

Simptomat për të cilat duhet të kërkoni ndihmë mjekësore:

  • Skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve gjenitale.
  • Shtim të rrjedhjeve nga organet gjenitale, shpesh me erë të keqe e ngjyrë.
  • Djegie dhe dhimbje gjatë urinimit.
  • Urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët.
  • Dhimbje në fund të barkut, ose rreth organeve gjenitale.
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale.
  • Puçrra ose plagë rreth organeve gjenitale.
  • Nëse vëreni shenja të tilla shkoni menjëherë tek mjeku. Sa më shpejt të shkoni tek mjeku aq më lehtë është për t’u mjekuar dhe shëruar infeksioni.
  • Nëse infeksionet seksualisht të transmetueshme nuk trajtohen ato mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *