Çokollata i bën mirë trurit të të moshuarve, duke riaktivizuar qarkullimin e gjakut në rastet kur ky proces është i reduktuar. Nxitja e qarkullimit të gjakut favorizon performancë më të lartë të trurit.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish të Shkollës Mjekësore “Harvard” në Boston. Eksperimenti u krye me një grup të moshuarish, tek të cilët u vu re një përmirësim i dukshëm i aktivitetit cerebral, pasi kishin konsumuar rregullisht çokollatë të nxehtë për 30 ditë me radhë.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Neurology”.
