Shkencëtari 104-vjeçar drejt Zvicrës për të kryer vetëvrasjen e vullnetshme

DITA Online

 

Shkencëtari 104-vjeçar David Goodall nga Australia ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Europës këtë javë për t’i dhënë fund jetës. Ai ka zgjedhur Zvicrën, si një prej shteteve që lejon vetëvrasjen, duke ofruar metoda të ndryshme për t’i dhënë fund jetës.

Pas tentativave të dështuara prej gati një viti për t’u vetëvrarë, akademiku 104-vjeçari është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi Australia nuk e ofron një shërbim të tillë.

Goodall do të udhëtojë nesër drejt Bordosë (Francë) për të takuar familjen dhe për t’u dhënë atyre lamtumirën e fundit.

Më pas ai do të shkojë në Bazel ku do të kryejë edhe procedurën e vdekjes me vullnet të plotë.

“Nuk dua të shkoj në Zvicër, edhe pse është një vend i këndshëm. Mirëpo, jam i detyruar ta bëj, në mënyrë që të kryej vetëvrasjen e qëllimshme, sepse sistemi australian nuk e lejon”, u shpreh ai.

David Goodall, një ish-lektor universiteti nga Australia Perëndimore, nuk ka sëmundje të pashërueshme, por thotë se i vjen keq që ka arritur moshën 104 vjeç, ndërsa cilësia e jetës së tij vazhdon të përkeqësohet.

“Më vjen keq që kam arritur në këtë moshë”, tha ai për ABC.

“Unë nuk jam i lumtur. Dua të vdes. Nuk më vjen keq. Ajo për të cilën më vjen keq është fakti që unë po pengohem për ta bërë një gjë të tillë në vendin tim”.

Goodall ka lindur në Londër në vitin 1914 dhe është një botanist dhe ekolog.

Ai shkoi në Australi  në vitin 1948, duke punuar si profesor në Universitetin e Melburnit.

Goodall festoi ditëlindjen e tij të 104 në fillim të prillit dhe që atëherë ka vendosur të kryejë eutanazi në mënyrë të vullnetshme në Zvicër.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • bravo!një njeri me mënd në kokë!!
    ndrshe nga shumica që duan të marrin frymë edhe si bimë,vetëm e vetëm të konsumojnë ajrin!!
    kur njeriu,si ky rast,mendon se e ka mbaruar “detyrën” e tij,ai mund të shkojë pa merak!!
    qofsh i lumtur njeri!po e realizon dhe dëshirën e fundit!!

  • Akademiku e ka kupture,se jets..,fjaqoia ka merre funder.
    Lum Ai qe lepton Ku duet zone vend.Jo Si Ai qe aka mendje. Te rjedhur,diuarte I dridhen,kembet shkojn zvarre,e synon uzuurpime,prona pa truall’, pa dita, pa uje,oligark
    Hajde mendja,na fan sh…I shpton papa shkuare ne wc.
    Keshtu shkctar ne fjalet e ka zgjidhure ne menyre filozofike.

    • Po te shkruante Aristoteli i vertete si ty , do t’a mallkonte e gjithe bota . Apo ke qene i pire , trego te verteten …Na thuaj edhe , sa klase shkolle ke ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *