Berisha hap faqe në Facebook, vërshojnë sharje. Administratorët i fshijnë

redaktor

Ashtu siç paralajmëroi paraditen e sotme. kryeministri Berisha është regjistruar në Facebook.“Sapo iu bashkova Facebook! Duket shumë praktik në iPad. Unë do të dërgoj përditësime dhe fotografi dhe mezi pres që të bisedoj me ju. Ju lutem ndani këtë faqe me familjen dhe miqtë tuaj”. Ky ka qenë postimi i parë i Berishës në “Facebook”. Në të dhënat e tij, kryeministri Berisha ka lënë edhe numrin e telefonit, duke thënë që ta marrin në telefon apo t’i dërgojnë sms. “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare. Sapo faqja është bërë aktive një numër shumë i madh qytetarësh kanë nisur fyerjet dhe sharjet në drejtim të kreut të qeverisë. Kjo ka sjellë që të ngjallen debate mes vetë fansave ndërsa administratorët e faqes kanë fshirë çdo koment fyes apo denigrues për Berishën. Situata në faqe eshte bere disi komike sepse aty gjenden replikat per sharjet, por jo vete sharjet.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *