“Reja Arch” i Junya Ishigami do të jetë në vitin 2019 një nga monumentet më të mëdha në qendër të Sidneit.
E miratuar nga programi i Artit Publik të Sidneit, harku në formën e resë me vlerë prej 11.3 mln dollarë do të simbolizojë cilësitë e Sidneit: gjelbërimin, globalizmin dhe ndërlidhjen.

Mbi 50 metra e lartë, ajo do të ndryshojë formën e shëtitjes së këmbësorëve. Reja “Arch” do të veprojë si një portë për këmbësorët e rrugës George, dhe si një tipar përcaktues i qytetit.
Forma e mprehtë e harkut mendohet se do të ndërtohet prej pllakave të lakuara të çelikut që bashkohen së bashku, duke u ngritur në një strukturë iluzionare. Harku do të jetë i dukshëm nga pika të shumta të qytetit të Sidneit.
Junya Ishigami është shprehur kështu për projektin e tij :
“Nuk ka nevojë për një simbol të ri për të mishëruar dhe komunikuar cilësitë e Sidneit në botë, “Arch” është ai simbol i ri, i kuptueshëm për të gjithë. Ky iluzion i resë krijon rehati, hapje dhe liri.”
Fillimisht, “Reja Arch” u paraqit në një formë ndryshe nga forma e cila u aprovua se do të ndërtohej, dhe kostoja e së parës ishte 7.8 mln dollarë më pak.

s.a/dita
