ISHP: Po përdoret vaj kancerogjen

anazapta

Ripërdorja disa herë e të njëjtit vaj për gatim është cilësuar prej kohësh nga specialistët si një rrezik i lartë për kancer, por pavarësisht kësaj, mbi 40 për qind e restoranteve në Tiranë e ndjekin këtë praktikë për të ulur kostot e ushqimit që përgatisin. Një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, që ka matur praninë në vaj të të ashtuquajturave produkte polare, të cilat janë tregues i shkalles së degradimit të vajit, tregoi se në disa lokale prania e tyre shkon deri në 70%, ndërkohë që masa e tyre e lejuar është 25%, raporton Vizion Plus. Por edhe pse kaq i dëmshëm, ky vaj u shitet furrave të bukës për të lyer tepsinë apo pularive për ushqim të shpendëve. Sipas specialistëve të shëndetit, ai mund të përdoret vetëm për makina edhe aty pas përpunimit.

Share This Article
1 Comment
  • E kane gjetur zgjidhjen palaçot shqiptare .Vajin e djegur e japin tek firmat e medha dhe ua kthejne vaj normal,firmat e riperpunojne,dhe keshtu hame ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *