Të martën, 120.000 rusë morën pjesë në paradën tradicionale të 1 Majit, ndërsa grupe të tjera njerëzish dolën në rrugët e Moskës dhe të Shën Petersburgut për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për të kufizuar lirinë në internet.
120.000 rusë marshuan nga Sheshi i Kuq drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit, për të kritikuar qeverinë, e cila, sipas tyre, e trajton Paradën e Ditës së 1 Majit si një shfaqje të orkestruar.
Por, qytetarët protestuan edhe kundër ndalesës që i ka vënë qeveria aplikacionit popullor të mesazheve, Telegramit.
Protesta pati si organizatore Partinë Liberale të Rusisë, e cila nuk ngurroi të shprehej se bllokimi i Telegramit është një “turp kombëtar”.
s.a/dita
