Nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Aurel Lapa, mësohet se është dhunuar gjatë ditës së sotme brenda në zyrën e tij.
Policia ka bërë të ditur se Aurel Lapa është goditur nga topografi i prefekturës, Shefqet Aliko.
Shefqet Aliko kishte hyrë në zyrën e nënkryetarit Aurel Lapaj dhe kishte nisur t’i kërkonte ‘llogari’ për disa toka të fshatit të tij.
Ndonëse aty ishte paraqitur si qytetar, mes dy zyrtarëve kishte nisur debati, që degjeneroi në konfrontim fizik, duke përdorur edhe grushtet. Pas sherrit në zyrë, për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë punonjësit e tjetër. Fill pas ngjarjes, dy zyrtarët janë transportuar në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve mjekësore.
l.h/ dita
