Ky është projekti që nis së shpejti te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë

Leda Hysa

 

Projekti për segmentin e unazës së re, që do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin Shqiponja, pritet të fillojë së shpejti

Këtë e bëri të ditur sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin.

Projekti ka përfunduar është momenti kur po bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban, pasi kjo do të jetë edhe një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha traktet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore”, theksoi Shkreli.

Zv/ministri Shkreli theksoi se: “pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Teknologjike me pjesën e Kopshtit Botanik”.

Do të jenë tre korsi aktive sipas standardeve europiane 2 nga 3.75 m njëra dhe një tjetër për emergjenca prej 3 metra. Do të ketë një ndarje të trafikut me gjelbërim dhe do të ketë bankina 0.7 nga të dyja krahët dhe do të ketë nga secila nga anët rrugë dytësore me korsi secila 3.5 metra”, nënvizoi Shkreli, përcjell atsh.

Rrugët dytësore, shtoi ai, do të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve të cilat nuk do bëjnë më ndërprerjen me rotonda, por do lejojnë një rrjedhje të qetë të trafikut.

“Kjo unazë gjeografikisht është e shkurtër 2.2 km, por nga pikëpamja kohore është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore kjo unazë do të përshkohet në kohë që nuk kalojnë 2 minuta”, nënvizoi Shkreli duke shtuar se këto 2,2 km sot bëhen për 20 min duke shkaktuar nervozizëm tek njerëzit, ndotje, zhurmë, amortizim të mjeteve edhe konsum financiar. Sipas tij, përfitimet nga ky investim janë të mëdha.

 

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
    • Keto jane projekte per fitime personale!
      Investoni nje here ne blloqet ku banojne mijra vete,se jane si gazerma ushtarake,pa shtruar,me gropa,balte e pluhur,pa cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte etj sic eshte Yzberishi me 50 mije banore!
      Vazhdoni te punoni per reklame e jo per popullin!

  • Kur je IDIOT, je, nuk ke veshë t’iu tregojë të tjerëve sa shumë je!!! Po projektin e kësaj që kemi, kush e bëri? Po lekët me projektuesin, kush i ndau? Po realizimin kush e kreu, dhe i ndau lekët? E praaaaa, ishte LartGjatësia e Yij, VeshGjati, që diçka të vogël e futi në xhep. Bota sot po shkon drejt rrugëve inteligjente, ky IDIOTI flet për barrier akustike, ndërkohë që bota po i heq makinat me djegie të brendshme. Pse nuk bëhet një gjë që i reziston kohës? Apo se mbas disa viteve do të heqin barrierat akustike, dhe me këtë rast do të fusin ca lekë të tjera në xhep, cilido/a qoftë …!!! TALLAVA’ komplet …

    • O ti, Futja koti!
      Shko e pyet Sahalebirishoviçin se kush i ndau
      lekët, se ai segment rruge u inagurua 2-3 herë në vitin 1994, kur deshi të miratonte KUSHTETUTËN e “mretnisë”. Ka akoma njerëz qi I majn men ato bëma.

  • ME NE FUND NJE PROJEKT EVROPIAN QE DUHET PERGEZUAR DHE PERKRAHUR!

    Edhe intelektuali thote HALLALL taksat po te vazhdoje Artan Shkreli me kete fryme edhe tek “Zogu i Zi” qe Sali Berisha i hodhi MUT persiper nga injoranca dhe mungesa e vizionit duke bere dem miliona dollaro dhe duke i “dhuruar” tironsave rrethrrotullimin me idiot qe njeh Bota.

    Vetem:

    AMAN O RILINDJA E EDVINIT MOS VAZHDONI ME KULLAT SI PERBINDESHA BETONI

    por:

    Do te na keni prapa po te mendoni per infraskruturen urbane si ky mbikalim bashkekohor qe ka paraqitur ne fot gazeta DITA dhe gjithashtu ka ardhur koha edhe te filloni Metrone e Tiranes urgjentisht se po e helmoni populltaren me makinat e talebaneve qe i keni leshuar pa frena dhe pa kurfare kontrolli inteligjent nga periferia ne qender, qe i vijne verdalle si “Miza pa koke” sheshit dallkauk Skenderbej te Edvinit dhe Lali Erit.

    AMAN O ARTAN SHKRELI MBUSHJA MENDJEN EDVINIT TE NDALOJE MASAKREN URBANE NE TIRANE ME KULLAT E TIJ PREJ BETONI, SE LAlI ERIN S’E PJERDH KUSH!

  • fusha me bar rreth e verdalle, ka lezet! Ah sa te bukura jane keto maketet, si kafe kapuçino duket. Nje nenkalim apo mbikalim duhej bere tek Zogu i Zi, pastaj aty tek Kaza Italia mund te behej nje devijim i forte me 2 korsi deri tek ura tek fabrika e birres. Megjithate, shyqyr qe do behet diçka.

  • Kur del nga aeroporti i rinasit shikon nje rrethrrotullim te vogel ku eshte busti i nene terezes ne erresire te plote. Kaq te veshtire e ka bashkia te montoje disa spote ndricues qe te krijojne dicka te bukur…
    te mos flasim pastaj per rrugen me dhjetra hyrje majtas djathtas
    Imazh i shemtuar sapo hyn ne shqiperi

  • Merrni 30% te shumes te ketij investimi pa sens dhe futeni per nenkalimin te zogu i zi
    Artan Shkreli bashk me studion kane paraqitur nje projekt te pa studijuar ne terren

  • Shume i bukur duket, por nga te thenit ne te bere, eshte ne mes nje det i tere! Mund te filloje, por, nuk dihet se kur mbaron! Gjykoni se c’po ndodh me autostraden Tirane – Elbasan, dhe cdo koment tjeter, do ishte i tepert!

  • E mrekullueshme . Besoi qe Saliu ka ngordhur se po te vinte ne pushtet do ta prishte perseri si Zogun e ZI.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *