Milani nën presion, Juve jep 25 milionë euro për Bonaventura

DITA Online

 

Champions League është matematikisht i pamundur për kuqezinjtë e Milan që gjithashtu rrezikojnë të mos kualifikohen as për në Europa League.

E pa Europën, Milani do të jetë i detyruar që të shesë disa prej yjeve të saj nëse dëshiron që të bëjë afrime të bujshme gjatë verës.

E Giacomo Bonaventura është kthyer në prioritet për merkaton e verës për Juventusit.

28-vjeçari i Milanit është i pari në listën e dëshirave të trajnerit të bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili e kërkon me ngulm mesfushorin e kuqezinjve.

“Zonja e Vjetër” ka shtuar presionin mbi ekipin e drejtuar nga Gattuso, që me mungesën e kualifikimit në Champions League mund të shesin disa nga lojtarët më të mirë.

Për t’ia shkëputur Bonaventuran kuqezinjve, Juventusi duhet të paguajë shumën prej 25 milionë eurosh.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *