Sherr në spitalin e Durrësit, pacienti godet mjekun me grushte

Leda Hysa

 

Një mjek i spitalit të Durrësit është dhunuar nga një i ri, i cili pas ngjarjes është ndaluar nga policia.

Episodi është regjistruar një ditë më parë, ndërsa dyshohet se mjeku është goditur për shkak të detyrës.

Protagonistë të ngjarjes janë mjeku A.T, 63 vjeç, banues në Durrës, dhe dhunuesi K. XH., 29 vjeç, edhe ky nga Durrësi.

Gjithçka ka ndodhur në ambientet spitalore, në prani edhe të personave të tjerë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, dhe menjëherë uniformat blu kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e të riut.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *