Si diagnostikohet hemofilia?

Pranvera Kola

Hemofilia është një çrregullim i koagulimit (mpiksjes) së gjakut. Personat me hemofili kanë mungesë të faktorëve të koagulimit, proteinave që kontrollojnë dhe ndalojnë hemorragjinë që ndodh në organizëm.

Tipi më i shpeshtë i hemofilisë është hemofilia A, e cila shkaktohet nga mungesa e faktorit tё VIII-tё tё koagulimit. Hemofilia B është më pak e shpeshtë dhe shkaktohet nga mungesa e faktorit të IX-tё tё koagulimit.

“Pavarësisht tipit të hemofilisë, klinikisht ajo shprehet me nxirje tё lёkurёs (hematoma), hemorragji nё muskuj dhe artikulacione, e cila vazhdon gjatë, etj”, shkruan Dita.

Hemofilia diagnostikohet nëpërmjet marrjes së një analize gjaku, e cila mat nivelin e faktorit të koagulimit në gjak. Nëse niveli i faktorit të VIII- të është i ulur në gjak, atëherë kemi të bëjmë me hemofilinë A, si dhe me hemofilinë B nëse kemi ulje të faktorit tё IX-të në gjak.

Nëse nëna ka histori familjare për persona me hemofili, atëherë bëhet diagnoza prenatale nëpërmjet marrjes së gjakut fetal rreth javës së 18 të shtatzanisë.

 

p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *