Betohet Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Ornela

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo bëri betimin sot si sekretari i ri Departamentit Amerikan të Shtetit. Pompeo u betua para presidentit Trump duke marrë zyrtarisht detyrën  pas shkarkimit të paraardhësit të tij të mëparshëm  Rex Tillerson, i cili pati kontradikta me presidentin Trump dhe qëndrime të ndryshme në politikën e jashtme.

Pompeo u votua në Senat vetëm me votat e republikanëve, pasi demokratët e cilësuan Pompeo-n të papërshtatshëm për shkak të pikëpamjeve të tij të ashpra në politikën e jashtme amerikane.

Pompeo do të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut si dhe do të ndikojë ndjeshëm në vendimet e ardhme të administratës së ardhshme.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *