Ambasada amerikane ka shuar kuriozitetin për të gjthë ata që janë të interesuar për Programin Veror të Punësimit.
Ajo ka sqaruar përmes një ilustrimi se ky program nuk është thjesht një program pune, por një shkëmbim kulturor për studentët.
Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për studentët që të kalojnë pushimet verore në SHBA.
Megjithatë, kushti për t’u kualifikuar në këtë program është që studentët të jenë duke frekuentuar një universitet të akredituar shqiptar.

s.a/dita

Pershendetje,
cilat jane dokumentat qe duhet te paraqesin studentet ne ambasaden amerikane? Duhen te jene te perkthyera dhe te noterizura? Ne listen e dokumentave duhet te jete 1 garanci pune nga nje punedhenes amerikan qe e siguron vete studenti aplikant apo ambasada vete publukon ne site e saj zyrtar nje liste me emra punedhenesisht amerikane, te gatshem te ofrojne punesime te tilla verore, te cila mund ti perzgjedhe studenti? Cilat jane afatet e paraqitjes se dokumentave dhe fazat e procedures deri ne marrjen e vizes se punesimit sezonal? Po kostot financiare cilat jane? Do ishte mire qe kjo procedure te sqarohej me mire zyrtarisht ne faqen e ambasades dhe ne facebook.