Jetë Zhitia
Në kalanë e Beratit, nën një hënë të plotë, e cila dukej si e gjallë mbi kurorën e maleve të shenjta, u ndjeva papritur si në një botë mistike.
Mora shkallët anësore për t’u ngjitur në katin e dytë dhe me tri-katër hapa të mëdhenj mbi dyshemenë e drurit, mbërrita te qoshku i dhomës. U ula këmbëkryq në bangon e dritares, e mbështetur lehtë në murin e gurtë. Hëna e zotëronte aq magjishëm qiellin mbi majat ende me dëborë.
Por miqve të mi të mirë ju takonte vëmendja e plotë. Porositëm verë dhe ushqim shqiptar. Unë ia ktheva hënës kurrizin dhe sytë bashkëudhëtarëve që mundësuan rikthimin tim në këtë qytet të dashur.
Kaçurrelat e njërit prej miqve nga Gjermania jug-perendimore dukeshin si zgjatim i krahëve të shqiponjës në bluzën e tij të kuqe. Berlinasi afër meje, që kishte moshën dhe profesionin e babait tim nuk ia hiqte sytë hënës pas meje. Shoqja dhe shoku shqiptarë bashkë me flokë-shqiponjën komentonin buzagaz fjalët me të cilat na priti pronari i restorantit “Zëmra të gëzuara dhe kënaquni!“
Unë i mbusha të gjitha pjatat, tek të cilat më mbërrinin duart. Trokitëm gotat. Verës i ndjehej në gjuhë aroma e rrushit. Piva me gllënjka të mëdha dhe për një çast ndjeva brenda trupit tim rrezet e diellit mbi tokat e Myzeqesë.
Në atë moment një burrë i moshuar me çantë në kurriz dhe me një libër francez në dorë hyri brenda dhe u ul pranë nesh.
Zëri i televizorit të ndezur nuk shkonte me atmosferën. Ndaj unë u ktheva fillimisht nga bujtësi i sapoulur dhe e pyeta në frëngjisht:
– “Me falni monsieur, a është në rregull për ju nëse kërkoj që të fiket televizori?“
– “Sigurisht”, – thotë ai dhe unë i kthehem vajzës: – “Motër, a mund ta fikësh televizorin që të mund të dëgjojmë njëri tjetrin më mirë?”
Shikimi im rikthehet te zotëria duart e të cilit e mbanin librin sikur po ndante me mur dy botë: ai dukej sikur nuk ishte aty me ne, por brenda atij libri. Ishte aq i përqëndruar saqë dukej sikur shpirti i tij e kishte profesion hapjen e dyerve të botëve të ndryshme.
-“Monsieur, a jeni vetëm?“, i them. Biseda e miqve vazhdon, ndërsa unë dhe ai dukemi të zhvendosur si nga një dorë e padukshme në një dhomëz tjetër, edhe pse nuk kemi levizur aspak prej aty.
“Po, gruaja dhe djali janë në Athinë”.
-“A do hani darkë më ne?“, i them. Çuditet, por pastaj qesh, ngrihet mënjeherë dhe zë vend në krye të tavolines sonë, përballë meje.
Biseda kthehet në anglisht, me ndonjë rrugicë frëngjisht. Psikiatri nga Berlini në krahun tim të djathtë i drejtohet grekut përballë meje me shumë kuriozitet. Kur monsieur greku përgjigjet, ai u shton fjalëve edhe thënie tipike greke për të zbukuruar rrëfimin. Pastaj kthehet nga shoku shqiptar, të cilin e ka në krahë te djathtë dhe të dy qeshin.
-“Kam shtëpi në Berat, këtu në lagjen Kala. Edhe verën këtu e kaloj”, – thotë pasi unë i tregova që mua dhe berlinasit po na joshte ideja e një shtëpie verore në Berat.
Vazhdojmë bisedën për miqësinë mes shqiptarëve dhe grekëve. Flasim, qeshim. Ai tregon, ne tregojmë. Unë e pyes, e drejtoj bisedën tek identiteti europian, tek ajo çfarë i bashkon shqiptarët me grekët, por edhe me të gjithë të tjerët në këtë kontinent.
Flasim thuajse të gjithë rreth tavolinës së ngarkuar me pjata, gota dhe duar. Dikur nuk ka më “ne” dhe “ai” por të gjithë jemi “ne”. Pikërisht atëherë, m’u duk se e qeshura jonë lëshonte vezullime mbi gjithçka. Ose ndoshta isha unë që më shkëlqente zemra nga gëzimi. Kisha përballë dy kultura të cilat i quaj të miat, atë gjermane dhe atë shqiptare, si dhe një mik të ri, me edukim francez, prejardhje greke, botues librash dhe pronar i dy librarive me botime ndërkombëtare në Tiranë. Edhe ai identifikohej si europian megjithatë. Ashtu siç e quaj edhe unë veten në prezencë të të tjerëve.
Po Berati? Ndjeja gjithandej erën e fortë të trëndafilave në rrugicat e Mangalemit. Një “metropol” i bashkëjetesës paqësore, të cilin për një mbrëmje, ne e shndrruam në një bashkësi idesh të frytshme.
Monsieur dhe unë mbetëm të fundit në tryezë. Dikur vendosëm që ishte bërë vonë. Poshtë dritares të tjerët shikonin hënën e plote kurse unë po e pyesja për librin që mbante ende shtrënguar në duar.
E hapi dhe më lexoi nje poezi. Fjalët të cilat nuk i kuptoja, ai i përkthente. Më preku fryma kozmopolite e atyre vargjeve të cilat ai i lexoi me tonin e një gjyshi të ditur.
-“Me trego të lutem kopertinën që të memorizoj titullin“, i them. – “Pse”, thotë. – “Që ta blej! Më preku shumë!”
Ai qesh dhe më lexon edhe titullin më të njëjtin ton. “Soleil de nuit” (Dielli i natës)…
****
Botuar në Dita. Autorja Jeta Zhitia (foto kryesore) është një shkrimtare e re shqiptaro-gjermane, aktualisht në udhëtim në Shqipëri.

Ti qenke e bukur yll. Kush nuk do ta pinte nje gote vere me ty. Edhe Hitleri vete do zbutej.
Po gjermanet me then t drejten moj vajze na i ben borxh me keto historite se fundmi.
Me sa duket u kane pelqyer paret e gjakut shqiptar qe u ka dhene Saliu
para 20 vjetesh ndenja ne Athine nja dy vjet emigrant. Ishte nje plak i lezetshem pensionist qe vinte ne ofiçine kur e merrte ndonjehere pronari te rrumbullakoste pagen e pensionit. Qe nacionalist i betuar, por une dhe ustai tjeter e mbanim per te na treguar gallata. Me thote se gjysma e Shqiperise jane greker, biles me pyet nese e dija ku bie Berati. I them qe e di, heh, me thote, sa erdhi nje miku im nga Berati, tere beratasit flisnin vetem greqisht, as shqip nuk dinin… Ik ore pirdhu, karafla! – i them, atje gjen greker sa gjen balena ne Himalaje…Sa here kujtohej ustai per ndonje gje te pamundur,me thoshte, sa gjen balena ne Himalaje aq do e bejme ate pune… hahhahaha.
Greket (me sakte populli i shtetit grek) jane te indoktrinuar nga nje propogande e vazhdueshme (kush ka jetuar atje e di shume mire) ,zerat e kundert nuk pranohen por mendoj se nje pjese e konsiderueshme e tyre e di shume mire historine dhe cfare origjine kane ,edhe pse nuk e shprehin,…..kjo i ben shume prej tyre te dalin nga realiteti dhe te flasin mbrockulla….kohet e fundit gjerat po hapen pak…quhet demokratizim i vendit origjine te fjales demokraci…absurde eh…??m
Ardian Klosi i ndjere thoshte greket e sotem jane shqiptare te kohes se Ali Pashes.
Nuk kane asnje lidhje me greket e lashte.
Shihni edhe tiparet.
Krejt te ndryshme nga si i pershkruajne librat e hershem greket e lashte
Grekerve i eshte treguar aq shume Prralla
nga e Kaluara ,
pra i eshte presuar aq shume Fantazi brenda kafkave
nga Homeri etj ,sa qe nuk i ka ngel me vend per tru me ,
brenda kafkes ye tyre sot dhe kjo eshte rasye e deshtimit te tyre ne gjithcka ,
sepse jetojn ne nji Realitet te Rreme ne nji FAKE BOTE .
——–
Mbasi me ftuan e Athine nji familje Greke qe mbasi un i kisha ber nji nder te madhe ,per jete e tyre ,mbasi deshtuan me nji firme qe kishin diku ne europe ,
duhet the me priten ne Athine ne shtepin e tyre me cdo rrespekt ,por dhe s’e pranonin qe un te isha “Shqiptare ”
jo cifti ,qe kisha un kontakt por prindrti e te afermit e tyre ,nesje ,
se sja vlen me u zgjat u ktheva ne Shqiperi dhe Greku(me gjyshe Arvanitase ) erdhi me mua per ca pune te tijat Tregeti .
E ftova ne shtepi dhe mabsi shetitem neper Shqiperi me tha i befasuar ;
Shqiperia nuk paska ndyrshim fare nga Greqia !
Ju jetoni njelloj si ne ne Athine ne cdo pikpamje .
Mua me kishin then se e Shqiperi ,skan shtepi ,skan te hane ,jetojne si ne afganistane etj .
Por kjo qe sjof un ktu me befason .
Kjo eshte propaganda e ndyre Greke ,qe tashme te gjithe e njohim mire.
Kta jane greket llapaqent e jerezimit .
Cdo te thote Albania zoti meso-potami?
Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.
Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.
Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.
Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.
Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.
Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.
Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.
Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman
Mire e ke komentuar apo sqaruar kete çeshtje, por konklyzionin pse e quajne Shqiperi nuk ja dhé te sakte; megjithate po te shikosh edhe perrreth, Frances i thone Galia, Greqise Helladha, Gjermanise Doiçlande e keshtu me radhe dhe e thene shkurt, per te mose politizuar shume eshte si Monikes ti thuash Mona. Respekt!
Po me pelqen shume menyra si i jeni casur kesaj teme. Sukses, per ty dhe per gjithe kete gjenerate te re plot premtim per nje fryme te pa ngarkuar me helmet e historive te hidhura te Ballkanit!
More mesopotam, po pothuajse te gjithe vendet e botes, ndryshe i quajne te huajt e ndryshe e quajne vehten e tyre, e kjo nuk eshte thjeshte nje dukuri shqiptare, apo mos gaboj une apo ti???
Flm Jeta edhe per kte prurje interesante qe zgjon jopak kujtime nga e kaluara e larget .
Me pelqejn “Ato Sy ” , te kthjellet ,
ai veshtrim i cilter ,me ate sinqeritet prej femije ,
kurjoz e pasionant , qe drejt kaltersive qiellit shikojn …
Jeta kujdeset gjithmon ktu t’na afroje poezi ,tregime interesante ,nepermjet te cilave ,sipadashur prek
dicka nga e kaluara e secilit prej nesh .
– Kalaja e Beratit ,
qielli blu i nates me hen rrethuar nga yje-t e argjend ,lagja Mangalem.
Rrugica e kalldremt qe gjaperon pergjat shtepive,
deeeri ne hyrje lart ne Kalan e Beratit ,
me sjellin ne kujtese nji viziten time ktu ne kte vend ,
ku Jeta zhvillon tregimin e saj me te Huajt e shqiptaret .
Kam qen ne nji moshe shume te vogel ateher .Mbase 7-8 vjec kur nena me nisi ke kushuriri i pare i saj ,(si ishte tradite ,gjate pushimeve te shkolles )
Pikerishte ktu , ne Shtepine e djalit te halles se saj . .Shtepia eshte disa metra posht kalase ne mes te rruges qe ngjitesh per lart ne kala.
Isha bashke me djalin e dajos tim moshatare .
Ishin pushimet e shkolles ,tamam kjo periudhe tani .
Duhet te ket qen Korrik.
Porta me hark para se te hyje ne shtepi ,
llozi i madhe i hekurit pas portes ,nuk me ngjalli ndonji interes si femije sepse shtepia e gjysherve te mi ne Fier ,
ishte e te njetij model ,si shume shtepi te vjetra te qytetarve dikur .
Suprizat ndodhen me pas mendoja .Un isha nji femije
qe me terhiqnin te rejat ,te zbuloja kudo dicka ,qe s’e kish jetuar e par me par ,kjo me entuziasmonte pamase .
Ajo qe me la mbresa te jashtezakoneshme si femije ishte dhoma e gjumit ku Frosina ,(qe na prirti e solli ne shtepi ke vllai i saj qysh nga stacioni i Autobuzave ) kushuria e nenes na vuri me fjet .
Lart e tavan , ishte nji dritare pothuaj 1m²
e cila ishte per mua rruga drej qiellit e yjeve .
Ishte nji mbrese e jashtezakoneshme si femije mjaft romantike ,pothuaj magjike qe la gjurme ke mua.
Berati eshte sigurishte nji qytet mjafte piktoresk e terheqes .
Takimet me te huaj turiste ,si tregon edhe Jeta krijojne padyshim nji atmosfer tjeter . Sidomos kur mes tyre ka edhe te tille , dashamires te Letersise , Poezise .
Dhe interesat mbi tematikat e bashbisedimit per puthen ose si i themi ne nganjiher puqen !
Mbasi ke pire disa gota vere nga ai leng magjik i rrushit te fushave te muzeqese ,atmosfera behet me e ngrohte ,dhe e kendeshme
dhe me lehtesimin e gjuhes nga ai leng magjik vishnje , emocionet ngadal largohen e distancat midis te pranishme shkurtohen e goja shijon cdo fjale
Sa bukur e shkruan Jeta ;
Nuk ka me “Ne/ Ju” dhe “Ai/Ajo” por vetem Ne” .
Mbremje te tilla spontane jane vertet impresionuese e dhurojne shume kenaqsi .
Un isha ne dhjetor te viti qe kaloj 2018 ne Shqiperi ,
sepse kisha pothuaj 28-vjet qe s’kisha festuar Festat e Fund Vitit ne Shqiperi
e malli ishte imens ,ne gjithcka sidoqe Veres e kam vizituar me shpesh Shqiperine Detin.
Me vehet ishin edhe tre te huaj Europiane ,te cilet doni patjeter te vizitonin Beratin .
Udhetuam per ne Berate .
Koha e keqe ,shiu qe nuk ndalonte nuk trishtonte asnji nga ne vizitoret dhe sapo hym Kala e dritaret e pamumerta karakteristike u shfaqen me gjithe madheshtin e sharmin e ktij qyteti te lashte .
Por nuk ishte si ateher ne Vere kur un si femije kisha kaluar nji jave pushimet ke kushurinjte tane aty ne kala .
Hipem ,lart . Secili filloh te fotografoje qe nga lart me Smartfonin e vet .
Hodha veshtrimin tim ke dritaret qe mbanin kujtimin tim .Shikimi u shpernda gjithandej ne ate mori shtepish
qe si nji Ansambel Impozant ishte vendosur mbi Podiumin e Malit mbi te cilin mbreteronte hijerende Kalaja me Histerine e saj heshtur.
Dritare te mbyllura ,qe nen pushtetin e shiut ,te jepnin
pershtypjen e atyre Dritareve qorre veshur nga mjergulla e lagesht .
Nji ndjenj trishtimi me pershkroj gjithe trupin .
Mu kujtua ajo Dritare rruga drejt qiellit me yje .
As vet s’e di se si me lindi ai mendim qe bera ate cast :
A do te lindi Dielli ne ato dritare ne Shqiperin time ?
Ndenja ashtu per disa minuta me sy fuxiaur ke ajo Dritare .Doja aq shume te hapej edhe jiher si dikur e un te shikoja kujtimet e mia fshehur brenda saj .
Oh ..c’melankoli sjell ky shi sot .
U degjua mikja ime e huaj pas .
Dhe pas saj pasoj ligjeraten e Momentit motra e saj (te dyja jane profesore ne X Real Schule ) e njohese te mira te Literatures e gjuhes se Artit Romantikes se Momentit – dinin poashtu se un shkruaj …
duke then :
E shtrenjta ime Albani .
“Shpirttrat tane lotojne Heshtjen tone ” …
Nuk eshte kollaj ne nji stine te tille Dimri te gjesh Dritare hapur 😛