Shpërbëhet Kushtetuesja, zyrtarisht vendi pa gjykatë

Leda Hysa
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

 

Në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur vetëm katër anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë.

Në këto rrethana institucioni i Gjykatës Kushtetues del jashtë funksionit.

Ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren, Altina Xhoxhajn.

Më herët u shkarkua nga detyra edhe Fatos Lulo, i cili duhet theksuar se e ka apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.E vetmja gjyqtare e konfirmuar në detyrë deri tani është Vitore Tusha.

Javën e ardhshme do të kalojë në filtrat e vettingut Fatmir Hoxha, ndërkohë që nga gjyqtarët e Kushtetueses që janë ende në detyrë nuk kanë kaluar ende në vetting kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari.

Në detyrë

Bashkim Dedja

Vitore Tusha (e konfirmuar nga KPK, por me mandat të mbaruar)

Fatmir Hoxha

Gani Dizdari

Të shkarkuar

Altina Xhoxhaj

Fatos Lulo

Dha dorëheqjen Besnik Imeraj

Vladimir Kristo

Sokol Berberi (u largua pasi mbaroi mandatin)

l.h/ dita

Share This Article
21 Comments
  • ku qëndron problemi??
    a nuk i mbaroi mandati kryeprokurorit dhe vendosëm një provizore të përhershme në vënd të tij??
    atëherë meqënëse kemi precedentin!?
    vendosim gjykatës të provizorë të përhershëm në gjykatën kushtetuese!!
    shqipëri hesapi!!
    pa gjykatë kushtetuese deri sa të mbyllet puna me gërkun!!
    të mos dalë asnjë “idiot”që të na mërzisë gërkun,si puna e atij pashajt!!
    tashti si pozitë dhe opozitë janë për gërkun,vetëm ndonjë tru kobure mund të nai shqetësojë gërkun!!

  • Mesa duket ky paska qene qellimi i vertete i Vettingut. Te bien gjykatat dhe te ngelet vetem Qeveria. Tashti pyetja shtrohet, po Qeverise kush ia ben Vettingun, apo ha Muço, pi Muço? VK dhe VL.

    • or qënje
      po ti paske qënë dhe më budall se unë!?
      më lër të paktën vëndin e parë në këtë rast!mos fol dhe ti budallallëqe!
      na mbyti llumi beishian!?
      apo jo Ti,LUBI??
      sa të rrosh do mësosh!!

      • Po cfare ti besh o ceno, tashti mesa duket komkurrenca per dy gjera behet kush eshte me budall, e kush eshte me socialist. Per Zotin une socialist gjalle ne bote nuk behem, keshtuqe me mbetet te jem vetem budall (ose edhe berishist sic ta vejne etiketen keta qe jane shume te zellshem dhe jane edhe budallenj edhe socialista, ose sic u thone kohet e fundit Rilindas).

  • Rob te babezitur. Tashti keta do bejne secili parti politike te djathta dhe do ti ngjiten partise nane.

  • Po pse kur ishte e plote dhe e pa shperbere cfare zgjidhi kjo Gjykate.
    Te gjithe parazite mbi shpinen e qytetareve, apo nuk kane rroga milioneresh dhe u rrjedhin para nga burime te pista qe jane te lidhur me krimin.
    Anetare te Gjykates Kushtetuese, qe mbrojne Kushtetuten hajdute me damke e kane te shkruar ne balle qe nuk dine se sa pasuri kane dhe nuk justifikojne zengjinllekun (pasurite) e tyre te bere me parate e krimineleve.

    • U ANKUAT NGA ENVERI !

      VETEM NJ ANGA KETO GJYKATES MERR RROGE

      DHE BENEFITE SA GJITHE BYROJA POLITIKE

      PA LE TE SHIKONI SA MILJONA MERR BLENDI FUCKZIU QE E PAME PRAPA DIELLIT NE INDI

      OSE BABA MONDI I BATAKCINJEVE…

      PO ARDJAN FULLANI QE PASI VODHI 30 MILJON DOLLARE I FUTI DHE 56 RROGA//

      PO LUL SUMA GJYSEM MILJARDI DOLLARE ?

      SHKURT

      NA FAL ENVER….KTHEHU VETEM GJYSEM DITE DHE IK PRAPE

      • Merre ti per dreke ate zombin dhe mbasi te keni mbaruar na thirr ta pshurrim zombin, si ja pshurrem statujen. OK?

      • po të ,”KTHEHU VETEM GJYSEM DITE DHE IK PRAPE”,do të ishte bërë dhe më hajdut se këta të sotmit!!lëre atje ku është,mos e detyro të çnderohet dhe ai!!

  • Pune e madhe!
    Ca hajdute me pak !
    Le t’e justifikojne pasurine , dhe te vazhdojne pune, Keshtu eshte kur parane e nxjer me djersen e b….allit !

  • më mirë djepi i kushtetueses boshë se hijenat e dreqërit brenda . Do të ishte dita lirisë për popullin në qoftë se do ti shporrnin të gjithë ,të gjithë -gjyqëtar ,prokuror dhe avokat dhe sekser krimi ,të gjithve tu sekuestrohet pasuria prrallore ,këtu të fillohet ,jo me llogje e fërkime krahësh.Vetingu dhe kontrolli i imtësishëm duhet të rrafhojë përtok drejtësinë kriminale shqipëtare të 27 vjetve ,zi e më zi.

  • edhe kur i shikojë veshur këto kriminel me veladon të zi i urrej me gjithë shpirtë ,më hyp gjaku në kokë se sa mashtrues hajdut e kriminel janë.

  • edhe kur i shikojë veshur këto kriminel me veladon të zi i urrej ,i urrej me gjithë shpirtë ,më hyp gjaku në kokë ,ti pushkatoi po të më jepej mundësia ,se sa mashtrues hajdut e kriminel janë këto mostra.Zoti e shpëtoftë këtë popull nga këta tip gjykatësish dhe prokurorësh,që e kan futur popullin në gjakë .

    Dhimbja dhe shkalla e vuajtjes që i shkaktuan popullit shqiptar me dashje gjyqëtarët dhe prokurorët shqipëtar ,u raftë në kokë.

  • Ju lutem o socialista te gazetes se nderuar DITA ,nje pyetje kam per ju se per pergjigje do ja fusni trapit.
    Kjo Gjykata Kushtetuese na doli e korruptuar ?!?!?! Ouuuu !! Si keshtu ?!?! A nuk eshte e njejta Gjykate qe shpetoi Detin dhe ishte Atdhetare ,Patriotike e Ndershme qe na shpetoi nga Shitja e Detit prej Saliut.
    Si ka mundesi qe po e shani ??? Si i kthyet Heronje ne Zagare ???
    Mezi po pres Myslym Halldup Pashen te bej nje shkrim mbi Heroizmin e Paguar te Gjykates Kushtetuese .
    Gjykata qe shpetoi Detin e zhytur ne Det korrupsioni.
    Llogjike fshataresh socialiste !

    • yllo
      (je ai i që punon në periferi të metropolit europian ?)
      ke shumë të drejtë!!
      si ka mundësi që ata që mbrojtën detin,të jenë dhe hajdutë??
      ka plot arsye or lal!!
      e para
      pasi ta kesh lexuar replikën time mos më quaj “fshatar socialist”,sepse ai lubonja më ka bërë berishist!!punë leverdije ky vlersimi!varet nga pikvështrimi!po të jesh në krah të djathtë të halesë tërë ata që të pshurrin të duken të majtë,nëse je në krah të majtë të të njëjtës hale ata që të dhjesin të duken të djathtë!!
      e dyta
      që nga mbrijtja e deri sot ka rrjedhë shumë ujë në përroin kushtetues,njëlloj si dhe në politikën e ndyrë shqiptare!!pra janë ndërruar si gjykatës dhe veprime politike të politikanëve tanë!!
      nuk ja vlen të përsëris ato që thoshte rama njëherë e një kohë si për det dhe për berishë,dh eçfar bën sot!
      e treta
      patriotizmi dhe ndershmëria nuk është e thënë të shkojnë në të njëjtin drejtim!mund të jesh hajdut i madh dhe patriot i madh,por mund të jesh i ndershëm dhe tradhëtar!!
      kështu o yllo!!
      përdor pak më tepër llogjikë!!nuk dëmton asnjëherë!!
      bilinon si e kam??

  • Kjo gjykate vetem se ka komplikuar, se per te zgjidhur nuk ka zgjidhur gje! Keshtu qe me mire pa te!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *