A ishte ky paralajmërimi i dorëheqjes së sotme? Çfarë tha Lu për Tahirin

Ornela

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në 5 prill, ku mbi të gjitha foli për reformën në drejtësi dhe arrestimin e atyre të ashtuquajtur ‘peshq të mëdhenj’.

Ai tha se hetimet për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, kanë avancuar dhe se pritet të procedohet me ndjekje penale.

“Po hetohet çështja ‘Tahiri’ dhe jemi pranë procedimit me ndjekje penale. Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që gjykimi i tij të bëhet në Gjykatë dhe jo të lihet në dorë të politikanëve shqiptarë”, deklaroi Lu.

A ishte ky paralajmërimi i asaj që ndodhi sot me rastin Tahiri, apo ish deputeti mori një vendim me kokën e vet?

Ambasadori i SHBA-ve foli edhe për emra të tjerë të lidhur me krimin, të cilët i ka përmendur edhe më herët publikisht, ndërsa sqaroi edhe pozicionin e ish kryeprokurorit, Llalla.

e.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *