Patatet e Kukësit nuk shiten, ngelen në tokë

Ornela

Prodhuesit e patates në zonën e Kukësit nuk po i shesin dot prodhimet e tyre. Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit ku tregtarët e ankohen për shitje të pakta të kësaj kulture bujqësore.

“Kemi ngelë shumë keq, pasi populli nuk ka para, nuk blen as patate. Ka një konkurrencë të madhe, është patatja e Kosovës, e Lushnjes. Kur shteti nuk vë dorë, kështu është”, shprehet një tregtar.

“Patatet më kanë ngel në shtëpi, disa nuk i kam shkulur, pasi nuk shiten nuk ka treg”, thotë një prodhues.

Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, tregojnë se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa ndërkohë që prodhuesit nga viti në vit po zvogëlojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me patate për shkak të mungesës së tregu.

“Nuk ka treg për pataten dhe kjo do të reflektohet në ulje të sipërfaqes”, thotë Qemal Memishi përgjegjës i këshillimit në DRB Kukës.

Prej vitesh kultivuesit e patates vuajnë mungesën e tregut, ndërsa prodhimi të arrijnë në 13 mijë ton.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Keta “hade dru me pre” perse mbjellin patate kur jane vete patate.
    Shikoni pataten Mut Noka dhe nuk ka me nevoje per “reklame’

  • Ca bohet kshtu:Po pse nuk veni emrin ju katunari i tiranes.Dihet nga gjith shqipnia se si jan katunart e tiranes.Kur ju suadhen ne shpin e fmis ju kan vene nje emer,pse nuk e jep emrin te pakten.Per emrin e babajt nuk ju fajson njeri se nuk e dini,kjo nuk eshte per fajin tuaj.Shko ruaj dhit atje ne mal o torodhak se ajo ashte ajo qe ju dini.

  • Ajo qe me shkon ne mendje eshte t’ju behet thirrje gjithe lexuesve ne kete sezon te konsumojne rregullisht patate. Jane bio, jane te fresketa, jane te ushqyeshme, jane tonat dhe mbi te gjitha ju gjendemi njerezve tane qe te mos ju shkoje djersa dem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *