Kongresistët amerikanë kërkojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Leda Hysa

 

Kongresisti amerikan, Jim Banks, në një letër (që udhëheq një grup kolegësh) dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg, shkruan se është koha për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Duke e konsideruar si komb shumë kulturorë, në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike.

Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të inkurajuar nga përparimi i bisedimeve dhe vullnetit të Maqedonisë dhe Greqisë në marrëdhëniet e tyre.

Sipas tyre, partneriteti i Maqedonisë me NATO-në, dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi me Rusinë, bëjnë që Maqedonia me patjetër të bëhet anëtare e Aleancës.

Prandaj, kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *