Parashikimi i motit për sot

Dita

E premtja gjatë paradites do të jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira afatshkurtër, ndërsa pasditja me shira në të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugperëndimore.

Sipas Meteoalb, dita e shtunë dhe e dielë mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta, si edhe  do të ketë shira të dobët gjatë paraditeve, por sërish orët e pasdites sjellin fuqizim të vranësirave dhe shira në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë luhatje të lehtë gjatë këtyre tre ditëve duke variuar nga 9 – 10°C minimumi gjatë mëngjeseve në zonat lindore deri në 28°C, maksimumi gjatë mesditës.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *