Plagoset minatori, arrestohet inxhinieri dhe tekniku i minierës

Dita

Një inxhinier dhe një teknik i minierës në Martanesh të Bulqizës janë arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë plagosjen e një minatori.

Vagonisti në minierë me inicialet B.P, 48 vjeç, mori dëmtime në kokë ditën e enjte, gjatë punës në galerinë 10 të minierës, e cila është në pronësi të “Kaprolla” sh.p.k.

Momentalisht, 48-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Jakup Gurra, 61 vjeç me detyrë inxhinier, dhe Nerim Livani, 57 vjeç me detyrë teknik miniere, u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *