U kritikua nga Rama në Asamble, ç’thotë Spiropali për 3 institucione

b.m.

Pasi mori kritika në Asamblenë e PS-së për faktin se nuk dha asnjë shifër, koordinatorja për Platformën e Bashkëqeverisjes, Elisa Spiropali, ka vendosur të flasë diçka më konkretisht.

Në një intervistë për TemaTv, ajo thotë se problemet më të mëdha që vijnë nga ankesat e qytetarëve janë në agjenci si OSHEE, ALUIZNI dhe hipotekat.

Drejtuesi i OSHEE-së, Ardian Çela mori çmimin Bleta Punëtore para dy viteve për menaxhimin më të mirë, por sot rezulton i kritikuar.

“Sigurisht zyrat e ZRPP, pra Hipotekat, Aluizni, OSHE kanë ende probleme të cilat shkaktohen nga një kulturë pune e cila e ka parë  qytetarin si të fundit në listë. Procesi i llogaridhënies dhe i bashkëqeverisjes është një proces tërësor analize në të gjithë sektorët. Sigurisht i takon kryeministrit dhe qeverisë të shikojë sektorët e tjerë ku mund apo të ketë ndryshime” – tha ajo.

Sipas saj do të ketë analizë dhe filtrim edhe për bashkitë, por ky tregues është shumë i qartë: këto institucione kanë qenë dhe janë gjenerues të korrupsionit.

b.m. / dita

Share This Article
7 Comments
  • e ça ka thënë kjo hiperaktivja?
    prapë asgjë????
    a ju jeni të paparë për të “dhënë”lajme,që vetëm lajme nuk janë!!

  • Hipotekat jan çerdhe e kalbur krimi ,kush paguan merr çertifikatën,kush nuk paguan merr sorollatje e mbvendosje ?………..!

  • Çfarë keni ma Labin oreeeee…..
    Gjejani intervistën e kësaj kur erdhi nga AmeriQIa kur vet deklaronte që dhe ndonjë cigare hashash e kishte konsumuar andej nga universitet…..
    Ku është e keqja….?jo ska asnjë të keqe,si dhe Labi i ka vënë në emër ashtu siç duhet dhe këtu ska asgjë të keqe.
    Politika shqiptare është mbushur me BUNDRA dhe PEDERASTE dhe ky është realiteti dhe këtu prap ska asgjë të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *