Pse Shqipëria nuk ka lekë asnjëherë?!

DITA Online

 

Që kur kemi lindur,

mbetëm të pabrekë,

se çdo qeveri,

thotë: ”Nuk kemi lekë!”

 

Gjithmonë e gjithmonë,

në ditë kijameti,

asnjëherë s’ka lekë,

shteti dhe buxheti!

 

Nëse me Enverin,

bëjmë krahasimin,

si prioritar,

do kishim kursimin!

 

Gjithnjë i shtrëngonim,

të shkretët ushkurë,

po që s’kemi lekë,

shteti s’thoshte kurrë!

 

Investimet ishin,

nga më kolosalet,

një vëndth kaq i vogël,

bashkoi dhe malet!

 

Një vëndth kaq i vogël,

bashkoi dhe malet,

dhe ngriti gjigandë,

gjithë hidrocentralet!

 

Nëpër shpate malesh,

rri shkruar akoma:

“Ta bëjmë Atdheun,

veç me forcat tona!”

 

S’lejohej kredia,

e fortë a e butë,

dhe kjo e fiksuar,

qe në Kushtetutë!

 

Borxhe jo se jo,

s’merrte dot ky vend,

Enveri kur iku,

s’na la borxh një cent!

 

Në Tetëdhjetë e Pesën,

kur për ters s’kish marrë,

kishim në valutë,

një miliardë dollarë!

 

Dhe bëmë si bëmë,

ama mbijetuam,

dhe të tjera forca,

na falimentuan!

 

Po për demokratët,

s’qe falimentim,

se Çeku i Bardhë,

do qe një shpëtim!

 

Në nivelin Zero,

çdo gjë u rrafshua,

nga të katër anët,

vendi merrte hua!

 

Po prapë s’kishte lekë,

Nëna Shqipëri,

edhe pse u mbyt,

në borxhe-kredi!

 

Miliarda euro,

kemi Zot-o Zot,

sa për njëqind vjet,

nuk i lajmë dot!

 

Miliarda borxhe,

s’e them për shaka,

dhe përditë dëgjojmë:

“Nuk kemi para!”

 

Merr borxhe-laj borxhe,

se borxhet s’t’i falin,

dhe askush s’e di,

në ç’qafë do dalim?!

 

Kur Rama e mori,

Shqipërinë në duar,

mori një ndërmarrje,

të falimentuar!

 

Të falimentuar,

sa jetonim kot,

gropat e Saliut,

s’janë mbyllur as sot!

 

S’është se socialistët,

bënë ndonjë çudi,

siç ishim të fundit,

jemi prapë aty!

 

Ç’t’ju them unë i ziu,

më për Shqipërinë,

borxhet dhe kreditë,

si një shkëmb mbi shpinë!

 

Ai që drejton,

domosdo ka faj,

se në postet kyçe,

ka vënë kalamaj!

 

Vijon dhe në një ditë tjetër

 Arben Duka

Share This Article