Të krishterët dhe myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

DITA Online

 

Erasmus, The Economist

Ndodh ndonjëherë që pyetje të cilat duken krejtësisht filozofike dhe abstrakte të përzihen me çështjet e realitetit konkret, atij realiteti që ka të të bëjë me jetën dhe fatin e njerëzve.

Një rast i tillë është pyetja nëse të krishterët e myslimanët besojnë në të njëjtin Zot. Kjo pyetje ka munduar në mënyrë konkrete gjykatës, politikanë dhe njerëz të zakonshëm në Malajzi, një vend ku islami është besimi më i ndjekur, por që ka dhe shumë minoritete me besime të tjera, mes tyre edhe të krishterë.

Në vitin 2007, një gjykatë në Malajzi vendosi që jo-myslimanët nuk duhet të përdorin fjalën “Allah” kur ushtrojnë fenë e tyre. Mirëpo në malajzisht e madje edhe në gjuhën “bahasa”, që përdoret në Malajzi, fjala “Allah” do të thotë “Zot”, dhe është i vetmi emërtim që kanë për t’iu drejtuar fjalës “Zot” në fè të ndryshme.

Për këtë arsye, autoritetet në Malajzi vendosën që nëse fetë e tjera jo-myslimane i drejtoheshin Zotit me fjalën “Allah” edhe gjatë predikimeve të tyre jo-myslimane, besimtarët myslimanë mund të ngatërroheshin dhe të tundoheshin nga fetë e tjera, të cilat do të dukeshin se po i drejtoheshin një perëndie që vetëm myslimanët e kuptonin. Pas shumë betejave ligjore, vendimi që mbizotëroi ishte ky: materialet e shtypit të të krishterëve e kanë të ndaluar që fjalës “Zot” t’i drejtohen me fjalën “Allah”.

Në vitin 1965, Kisha Katolike iu drejtua të njëjtës pyetje, por me një tjetër frymë, nëpërmjet librit mësimor “Nostra Aetate”. Një paragraf i rëndësishëm në këtë libër thotë:

“Kisha i sheh myslimanët me vlerësim pozitiv. Ata admirojnë Zotin e vetëm, perëndinë që rron e qëndron te Ai, mëshirëploti dhe i gjithëfuqishmi, Krijuesi i parajsës dhe tokës, i cili u ka folur njerëzve; ata durojnë dhimbjet në mënyrë që t’i nënshtrohen me gjithë zemër vendimeve edhe më enigmatike të marra nga Ai, njësoj siç i nënshtrohej Zotit Abrahami, me të cilin feja Islame ka kënaqësinë ta lidhë veten”.

Por kur ide të ngjashme u përmendën nga As. Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, reagimi ishte aq i ashpër sa ajo u pezullua nga mësimdhënia, e madje nisën procedurat për ta përjashtuar. Gjithçka nisi me një postim në Facebook, ku ajo thoshte se në shenjë miqësie me myslimanët e stigmatizuar të Amerikës, ajo do të mbante shami deri për Krishtlindje. Dhe shtoi: “U ofroj solidaritetin tim myslimanëve, sepse, ashtu si unë, që jam e krishterë, edhe ata janë njerëz të librit. Siç ka thënë dhe Papa Françesku, ne adhurojmë të njëjtin Zot.”

Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, u pezullua dhe nisën procedurat për ta pushuar pasi tha që të krishterët e myslimanët adhuronin të njëjtin Zot”

Prof Larycia Hawkins nga kolegji Wheaton, në Çikago, u pezullua dhe nisën procedurat për ta pushuar pasi tha që të krishterët e myslimanët adhuronin të njëjtin Zot”

Kur autoritetet e kolegjit e kundërshtuan këtë pohim, ajo u përgjigj me një deklaratë që dukej më teologjike se ato që ofrohen nga zyrtarët fetarë, qofshin liberalë apo ndjekës të rreptë: “Unë besoj te një perëndi sovran, që ekziston përjetësisht në tre persona: Atin e përjetshëm, birin e tij të vetëm, Jezu Krishtin, dhe në Shpirtin e Shenjtë, Ai që jep jetë…”

Për sa i përket ngjashmërisë midis dy monoteizmave, ajo kishte diçka më enigmatike për të thënë. Pasi citoi disa burime katolike e protestante, përfshi edhe “Nostra Aetate”, ajo shtoi: “Ashtu si ata, edhe unë e pranoj se pohimi ‘ne besojmë në të njëjtin Zot’ është si t’i përgjigjesh njëkohësisht edhe me ‘po’, edhe me ‘jo’, pyetjes nëse të krishterët dhe myslimanët, (edhe hebrenjtë), i drejtohen të njëjtës figure adhurimi.”

Edhe “po”, edhe “jo” si përgjigje?! Këtu mund të ndihmojë  pak filozofia. Në vitin 1905, filozofi i madh britanik, Bertrand Russell, shkaktoi nisjen e një shekulli debatesh nëpërmjet një eseje të famshme, që tregonte se si një fjali tepër e thjeshtë në dukje, pohonte njëherazi informacione të ndryshme. Specifikisht, fjalia “mbreti i Francës është qeros”, pohon 1) që Franca ka mbret, dhe ai mbret është vetëm një, dhe 2) ky sovran e ka kokën pa flokë.

Ato pak fjalë kanë vetëm dy pohime, ndërsa fjalia “Të krishterët dhe myslimanët besojnë në të njëjtin Zot” është shumë herë më e ndërlikuar, e mbuluar nga shumë shtresa kuptimesh, e madje pohon gjëra që mund të thuhen njësoj, por që kanë kuptime të ndryshme në gojën e dikujt tjetër. Për shembull, nëse je ateist dhe mendon se “çdo perëndi është sajesë njerëzore”, për ata vlen shprehja që perëndia e çdo besimi është ndryshe nga të tjerët. Nëse je monoteist, i bindur që ka vetëm një perëndi, për ata nuk ka kuptim të diskutohet fare “a besojnë të njëjtin perëndi”. Për ata, Zoti është një, edhe sikur njerëz të ndryshëm të kenë ide të ndryshme për ekzistencën e Tij. Nëse je politeist, është mëse e logjikshme të diskutosh nëse dy grupe të ndryshme njerëzish i falen apo jo të njëjtit Zot. Por në këtë pikëpamjen e fundit, i bie që të dy palët monoteiste, të krishterët dhe myslimanët, duhet ta kenë gabim.

Ndryshimi në debatin filozofik për kokën pa flokë të mbretit është se të gjithë bien dakord për faktin e rëndësishëm të fjalisë: në Francë nuk ka mbret. Kështu që edhe fjalia për flokët e tij është e pavërtetë. Por nuk ka konsensus mbi faktin e pyetjes myslimane-të krishterë “A ekziston më shumë se një Zot?” Dhe pa pasur konsensus mbi këtë fakt, është e pamundur që të diskutohet pyetja, e jo më të merren masa për të pezulluar dikë nga universiteti.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty . Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.
    — Stivën H. Roberts
    Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe , Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im .
    — Napoleon Bonapart
    Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë ; e në fakt ashtu dhe bëjnë.
    — Bertrand Rasëll
    Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi .
    — Mark Tuein
    Pra , dhe më e liga e të ligave , vdekja vetë , s ‘ është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s ‘ është dhe kur vdekja është ne s ‘ jemi.
    — Epikuri
    Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet , prapë absurditet mbetet .
    — Anatol Frans
    Të dashur miq , — Njeriu e krijoi zotin , jo zoti njeriun . Juaji përgjithmonë , Garibaldi .
    — Xhuzepe Garibaldi
    Gjithësia nuk u krijua as nga zotat , as nga njeriu , por ka qenë , është e do të jetë prore zjarr i pashuar .
    — Herakliti
    A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston ? Ky është problemi konkret që kam sot.
    — Alber Kamy
    Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes , ndërsa të mençurit plot me dyshime .
    — Bertrand Rasëll
    Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve , sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë .
    — Artur Shopenauer
    Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm.
    — Xhorxh Oruell
    Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin , qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj .
    — Ksenofani
    Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t ‘ i japësh mjekim një të vdekuri .
    — Tomas Pein
    Krejt çka ekziston në gjithësi , është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë .
    — Demokriti
    Gjithçka ka shpjegim natyror . Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh ; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë.
    — Anaksagora
    Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë , e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin .
    — Adolf Hitler
    Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër , as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte.
    — Bertrand Rasëll
    Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë .
    — Volteri
    Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët , sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër.
    — Benito Musolini
    Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
    — Stendali
    Falë zotit jam ateist . ..
    — Salvador Dali
    Besimi nuk të jep përgjigje , thjesht të ndalon të bësh pyetje .
    — Frater Ravus
    Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë , prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
    — Seneka i Riu
    O njeri i patru , që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!
    — Mishel de Montein
    Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë .
    — Napoleon Bonapart
    Tërë institucionet kombëtare kishtare , qofshin këto hebraike , kristiane a myslimane , s ‘ më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore , të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit , për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit .
    — Tomas Pein
    N.q .s . zoti foli , përse bota nuk është bindur ?
    — Përsi Bish Sheli
    Frika i solli zotat në botë.
    — Petroni
    Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar , nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët.
    — Xhorxh Bernard Sho
    Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin.
    — Bertrand Rasëll
    Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë .
    — Robert Ingersoll
    Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten.
    — Robert Ingersoll
    Me ç ‘ mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës.
    — Bertrand Rasëll
    Ose zoti do ta ndalojë të keqen , por nuk mundet ; Ose mundet , por nuk do ; Ose as nuk mundet dhe as nuk do . N.q .s . do , por nuk mundet , atëherë është i pazot . N.q .s . mundet , por nuk do , atëherë është dashakeq . Por n .q . s . zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen , atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?
    — Epikuri

  • Lalai, mua nuk me duhen citatet e Ma-Ce-Dunit qe permend ti, por si ateist qe je, me thuaj sa perendi njeh ti mbi kete Toke? Une besoj ne Toke dhe ne Diell. Zot jam vete si i gjalle edhe kur te vdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *