Kush ishte ballisti që provokoi Hysni Kapon në Paris

DITA Online

Ekskluzive/ Flet ish-diplomati dhe zbuluesi Hasan Luçi (III)

Në këtë pjesë të tretë të intervistës me ish-oficerin e lartë të zbulimit shqiptar, Hasan Luçin, jepen fakte tronditëse se si të arratisurit shqiptarë janë vënë tërësisht në shërbim të zbulimeve të huaja, kryesisht greke dhe jugosllave,madje kanë rënë dakord edhe për copëtimin e Shqipërisë.

Të bën përshtypje se këto plane janë kundërshtuar vetëm nga dy persona, Andon Konomi (më vonë do të bëhej ministër i Oborrit të Zogut) dhe Qazim Mulleti.

Madje Mulleti është shprehur se “Shqipëria është më mirë nën regjimin komunist, se sa ta marrin grekët…”

Çfarë shkruante në New York Times gazetari i famshëm Sulcberger që mbështeste një invazion të Shqipërisë dhe qëndrimi i anglezëve.

Një fakt i panjohur që Luçi e rrëfen për herë të parë: gjatë viteve 1948 – 1955 UDB-a hodhi ose organizoi në Shqipëri 304 banda agjenturore e diversioniste dhe grupe e organizata agjenturore të drejtuara në bashkëpunim me zbulimet perëndimore.

Ndërsa nga Greqia vetëm në vitin 1950 u dërguan 56 banda…

Intervistoi Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar)

– Zoti Luçi, nga fundi i pjesës së dytë të intervistës që u botua dje, më thatë se jo të gjithë të arratisurit ishin terroristë. Më thatë se “nuk keni akuzuar ata emigrantë që kanë pasur bindje të kundërta me ne por që kanë qenë intelektualë dhe nuk kanë pasur të bënin fare me atë që quhej terror dhe atentat.” Mund të më përmendni ndonjë shembull?

– Po. Sadik Premtja, një nga ish-themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, i arratisur ishte dhe ai dhe jetoi deri sa vdiq në Paris. Nga të gjitha të dhënat që kishim ne, pasi ai ishte vazhdimisht i survejuar, nuk mund të akuzohet as një herë se ka pasur ndërmend dhe ka qenë dakord për akte terrori që kryenin ca ballistë e zogistë kokëkrisur dhe naivë. Madje ka pasur raste si në një moment kur disa rrugaçë donin të krijonin skandal në ditët e kulturës shqiptare në Francë kur Sadik Premtja i ka larguar. Por, ka pasur edhe nga ata që kërkonin sherr në çdo moment. Siç kishte nga ata që donin të hidhnin vetëm bomba në ambasadë pavarësisht se ata mundohen t’i quajnë heronj. Duan t’i quajnë të tillë le t’i quajnë. Unë ata emigrantë që ndalonin studentë apo shoferë që vinin nga Shqipëria, ashtu siç dilnin përpara autoriteteve të vendit që mbërrinin në Paris dhe donin të bënin skandal, nuk kam çfarë emër t’ju vë, veç se të flas me nota më të errëta për ta se e kanë diskredituar dhe turpëruar vendin e tyre kudo që kanë shkelur.

– Flitet se ka patur dhe një incident me Hysni Kapon aty nga vitet ’50. Sa e vërtetë është kjo?

– Është plotësisht i vërtetë. Personi që krijoi incidentin me Hysni Kapon dhe Vito Kapon të cilët shoqëroheshin nga Sekretari i Parë i Ambasadës, por që ishte kolegu im në zbulim Labo Abazi, ka qenë pikërisht i arratisuri Sabaudin Dino. Ky ishte ballist. Unë i njihja të gjithë shqiptarët se kisha një 15 vjet aty. Konkretisht Sabaudinin unë e kisha njohur në restorant “Ballkan”. Me të më kishte njohur emigranti ekonomik Jorgo Kuruni që ishte nga Derviciani i Gjirokastrës dhe punonte si kamerier në atë lokal… Ai, pra Sabaudini, i doli përpara Hysni Kapos dhe po bënte skandal. Menjëherë ka hyrë Labua dhe e ka goditur me kokë dhe e ka plasur në tokë, ndërkohë që erdhi në moment policia dhe e mori. Pikërisht ky ishte edhe personi që ka ardhur të krijonte incident të paimagjinueshëm kur ishte Java e Filmit shqiptar në Paris në vitin 1976, por në atë incident ka ndërhyrë sërish Sadik Premtja, i cili nuk e lejoi.

– Çfarë ndodhi gjatë Javës së Filmit?

Sadik Premte

– Erdhi ky Sabaudini e na doli përpara në pushim të filmit ndërsa shoqëroheshim nga shumë personalitete të artit dhe kulturës franceze dhe filloi të shante e ishte gati të vepronte. Në atë moment është afruar Sadik Premtja dhe e ka tërhequr me forcë se e kishte mik dhe na tha që të mos shqetësoheshim… Ky Sadik Premtja ka pasur ndoshta më shumë arsye të vepronte kundër qeverisë komuniste të Tiranës, por ai ishte njeri i kulturuar dhe me dinjitet. Mbi të gjitha ai ishte shqiptar, dhe nuk donte ta njolloste emrin e tij. Prandaj dhe të thashë se nuk ishin të gjithë emigrantët të tillë, pra terroristë.

– Cili ishte roli i Greqisë në mobilizimin e të arratisurve shqiptarë?

Pyetje me vend. Në Greqi janë bërë planet kryesore kundër Shqipërisë në ato vite. Për t’i koordinuar më mirë planet e komplotit kundër RPSH, nën diktatin e CIA-s u bënë marrëveshjet e fundit në 1949 në mes zbulimeve armike e emigracionit reaksionar shqiptar. Kështu disa krerë të BK si Z. Pali etj. bënë vizitë në Greqi, ku biseduan çështjet e synimeve greke për Shqipërinë e Jugut e bënë marrëveshje. Në pragun e agresionit grek të 1949, Eduart Liçua e Eqrern Vlora, Kol Bib Mirakaj, Qazim Mulleti etj. bënë bisedime me zëvendës ministrin grek Kapsalis në Romë, ku hartuan plane të përbashkëta kundër RPSH. Në këto bisedime E. Liçua kishte detyrë të përkrahte pa rezerva kërkesat greke… Shovinistët grek i shtuan pretendimet e tyre duke kërkuar jo vetëm “Korçën e Gjirokastrën, por edhe Elbasanin deri në Shkumbin”. Megjithëkëtë krerët e Komitetit SHqipëria e Lirë përfunduan në Romë marrëveshjen e bashkëpunimit me zbuluesin grek Kostandin Himarios. Greqia ra dakord që kufiri greko – shqiptar të përdorej për të futur diversantët në Shqipëri, ajo vinte në dispozicion të reaksionit shqiptar të gjitha bazat e diversionit në Korfuz, Janinë, Follorinë, Kostur, Athinë etj., ajo do të nxirrte elementët e përshtatshëm për kurset e shkollat e spiunazhit e të diversionit me të arratisurit në Greqi e gjetkë, me kusht që zbulimi grek të kontrollonte veprimtarinë e bandave të reaksionit dhe ato të punonin për të vënë në jetë edhe realizimin e pretendimeve greke për Shqipërinë e Jugut, t’u jipnin informatat e siguruara mbi Shqipërinë etj. Lidhur me këto çështje, më 5 gusht 1949 kryeministri grek Aleksandër Diomedosi i thoshte Mur Krosthuejtit të ambasadës britanike se “ai ishte në dijeni të propozimeve për krijimin e një komiteti shqiptar”, kur anglezët e njoftuan se “ne i kemi ndjekur zhvillimet me miratim mirëdashës”. Ndërsa Panajotis Pipinelis, sekretar i përgjithshëm i zyrës së MPJ greke, i thoshte Robert Minarit, i ngarkuar me punë ad interim i ambasadës amerikane se “mund të ndodhin incidente të vogla nga kufiri shqiptar”. Çështja doli në shtypin anglez nga Andon Logoreci. Xh. Emeri thoshte se me këtë plan ai synonte të interesonte botën për Shqipërinë, prandaj luftën e kriminelëve shqiptarë e lidhte me luftën civile në Greqi për të lehtësuar edhe frontin grek.

– A ka pasur ndonjë shqiptar të arratisur që të jetë ngritur kundër këtyre planeve antishqiptare?

– Po ka pasur. Unë mund të përmend ndonjë. Kur Patrikana në Stamboll dhe autoritetet greke tentuan t’i futnin të arratisurit shqiptarë e kosovarë në klubet vorio-epiriote dhe t’i regjistronin si vorio-epiriotë ata të fesë ortodokse, një pjesë nuk pranuan dhe disa u internuan në ishujt e vdekjes si Andon Konomi nga Zagoria etj., veprim që kishte filluar që në 1947 – 48 kur M. Frashëri ishte në Greqi e Turqi. (Andoni ishte ai që do të bëhej Ministër i Oborrit të Zogut dhe u bë agjent i yni, për të cilin folëm dje). Për këto arsye shqiptarët në Turqi bënë një rezolutë antigreke, që u botua në shtypin turk e u dha në radio. Disa të arratisur ngritën çështjen se çdo veprim grek ndaj Shqipërisë në bashkëpunim me ta do të dukej sikur i shërbente synimeve greke, por krerët i hodhën poshtë këto hezitime apo mospranime. Kështu megjithëse në 1949 në Greqi kishte njerëz që shikonin synimet greke si jo realiste, nuk pati as edhe një figurë politike (reaksionare) që të kishte guxuar të paktën një herë të vetme të hidhte poshtë këtë hapur”. Dikush më ka thënë se vetëm Qazim Mulleti ka thënë se: “Më mirë komunistët në Shqipëri se sa grekët”. Kështu reaksioni shqiptar në Greqi u vu në shërbim të plotë të komplotit kundër RPSH.

– Po jugosllavët a janë përzier në këtë komplot?

– Pa asnjë dyshim. Ky plan ishte koordinuar edhe me titistët. “Edhe me Jugosllavinë kemi rënë në ujdi, thoshte Zef Pali në korrik 1949, Unë, Mit’hat Frashëri dhe A. Kupi shkuam në Jugosllavi dhe si u morëm vesh atje kaluam në Kosovë, ku organizuam komitetin qendror të BK, i cili do të punonte për zbatimin e programit të Komitetit Shqipëria e Lirë”. Lidhur me këtë plan Enver Hoxha ka thënë se “Titoja dhe Jugosllavia janë epiqendra e kësaj intrige që kurdisin imperialistët kundër Shqipërisë”. Kështu emigracionit reaksionar shqiptar iu ngarkua detyra për të filluar kryengritjen e armatosur, duke dërguar grupet e diversantëve e agjentëve, të cilët po përgatiteshin në disa shtete për të organizuar revolta e turbullira me bandat brenda. Bandat u hodhën në Shqipëri që të bashkërendonin edhe veprimtarinë gjatë agresionit grek të gushtit 1949.

– Megjithatë, sikurse dihet këto plane dështuan. Pse dështuan?

– Ua kam thënë se ato plane ishin të destinuara të dështonin për shumë arsye.Por mbi të gjitha për shkak të aftësisë maksimale të Sigurimit të Shtetit që drejtohej nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Unë e argumentoj me fakte këtë. Megjithë dështimet e armiqve deri në vitin 1949, zbulimet armike nuk e ndërprenë veprimtarinë komplotuese kundër RPSH në vitet ’50-të sidomos në vitet 1950 – 1953, kur vijuan planin e organizimit të kryengritjes kundërrevolucionare. Krerët kriminelë bërtisnin për “demokracinë” amerikane në vitet ’50 dhe përdorën djallëzitë për të luftuar pushtetin popullor. Kështu, “në pranverën 1950 plani i invazionit të Shqipërisë për rrëzimin e regjimit komunist ishte bërë” nga zbuluesi anglez Kukrixh (Cookridge). Korespodenti me influencë i Nju Jork Taimsit, L. Sulcberger shkroi disa artikuj, ku vinte theksin se “dobësimi dhe ndryshimi përfundimtar i regjimit shqiptar ishte një objektiv bazë perëndimore, se kishte rezistencë të fortë antikomuniste në Shqipëri dhe se shtoheshin radhët e bandave të gueriljeve, se kishin zbarkuar desantë në bregdetin shqiptar me urdhër për të instaluar radiostacionet në bregdet dhe për të vendosur lidhje me lëvizjen kundër Hoxhës”. (Ky Sulcbergeri ka ardhur sërish në Shqipëri nga fundi i viteve 1980, në vitin 1989 më duket, por këtë radhë, siç më kanë thënë ishte shumë i plakur dhe vuante nga humbja e kujtesës).  Nuçi Kota, legalist, sipas udhëzimeve të zbuluesit anglez Pearson, ku nuk e shihje atë, në ambasadat amerikane, italiane, angleze, franceze etj., duke i shërbyer kudo zbulimeve të huaja kundër vendit tonë, Athanas Gega etj., morën pjesë në mbledhjet e kriminelëve nga vendet e demokracive popullore si në atë të legatës lituaneze pranë Vatikanit në Strasburg e gjetkë, ku së bashku me krerët Vasil Germenji, A. Këlcyra, Rakip Frashëri, Isuf Begeja, Odhise Dhima etj. shtonin veprimtarinë subversive. Në prill 1950 komandant i operacionit shqiptar u bë Gracian Jatseviçi, ish oficer i OSS-it e ish zv. atashe ushtarak i SHBA-së në Moskë e Sofje, i cili vizitonte qendrat evropiane të këtij operacioni si Romën, Athinën, Munikun, Heidelbergun, mbante lidhje me krerët e zyrat e KSHL në Romë e Nju Jork, si nxiti krerët ballistë për të siguruar rekrutë për luftën guerilje nën drejtimin e H. Dostit e nën përgjegjësinë amerikane. Në 1950 SIS-i i vuri detyrë bazës diversive të Maltës të shtonte ritmet e operacioneve ushtarake se “prestigji dhe karriera e tyre kërkon disa shenja të dukshme të suksesit”.

– Shenja që nuk dukën kurrë, apo jo?

Dr. Hasan Luçi

– Po, por shpresa e tyreme gjithë dështimet ishte e madhe se do t’ia arrinin synimit. Për të organizuar e drejtuar këtë veprimtari komplotuese, CIA ngriti më 1950 në Athinë qendrën kryesore të bashkërendimit të veprimtarisë kundër RPSH e të Ballkanit. Rrjeti i bazave subversive në shtetet fqinje u zgjerua e u forcua nën drejtimin e SHBA, duke krijuar një kordon sanitar” antishqiptar që e rrethoi Shqipërinë. Rol me rëndësi luajtën në këtë drejtim edhe qeveritë reaksionare të shteteve fqinjë. Nga kjo qendër vareshin të gjitha qendrat e instruktazhit e të stërvitjes së spiunëve e diversantëve që hidheshin në Shqipëri. Në këtë qendër u grumbulluan të arratisur shqiptarë e kosovarë kryesisht aktivistë, që përdoreshin gjerësisht për qëllimet e zbulimeve armike si ish gjeneral P. Previzi, Adem Hodo, Fuat Myftiu, Luan Gashi etj. CIA organizoi edhe hapjen e qendrave përkatëse, grumbullimin e stërvitjen e të arratisurve në reparte mercenare shqiptare, të cilët dërgoheshin në RPSH për të bashkërenduar veprimet me mbeturinat e reaksionit të brendshëm. Qendrat kryesore ishin: ajo e Mynihut, me 200 të arratisur e ashtuquajtura “kompania shqiptare”, ajo e Llavrios afër Athinës, e Londrës, e Maltës etj. Në këtë qendër deri në 1953 u mblodhën shumë të arratisur. Ata “themeluan” të ashtuquajturën “Lëvizjen Shqipëria e Lirë”, e cila financohej nga CIA e SIS-i dhe që kishte degë në Itali, Greqi, Jugosllavi etj. Në këto vende anglezët e amerikanët kishin ngritur kampe instruktimi për kriminelët e arratisur nga Shqipëria, të cilët ata i quanin “vullnetarë shqiptarë”.

– Në këtë rrëfim ju, zoti Luçi, duket se keni paksa doza të tepruara për denigrimin e fqinjëve grekë dhe jugosllavë. A është e vërtetë kjo?

– Nuk është aspak e vërtetë kjo që thoni. E vërteta është mbase është shumë më e hidhur për grekët dhe jugosllavët gjatë asaj periudhe për të cilën po flasim. Fjala vjen, Jugosllavia titiste zhvilloi luftën më të egër me bandat terroristo – diversioniste, duke u bërë kështu epiqendra e kurdisjes dhe e zhvillimit të veprimtarisë armiqësore kundër RPSH. Edhe nëpërmjet legatës jugosllave në Shqipëri, ajo organizoi edhe grupe agjenturore të brendshme sidomos në zonat dhe me bandat e jashtme punonte intensivisht për organizimin e kundërrevolucionit në disa drejtime, duke pasur edhe komplotistë të pa zbuluar ende. Kështu në maj 1950, në bazë të udhëzimeve të shefit të UDB-ës, Rankoviçit, bandat e armatosura e agjentura jugosllave kryenin akte terroristo-diversioniste, si vrasje të komunistëve, aktivistëve, këshilltarëve popullorë, punonjës të Sigurimit të Shtetit etj. Ndërkohë UDB-a organizoi provokacione në kufi për të mbështetur këto veprime të emigracionit reaksionar nga Jugosllavia e gjetkë. Diversantë e CIA-s e UDB-ës kriminelët Halil Nerguri, Myftar Maloku, Ramadan Velia, Rexh Berisha etj. shërbyen pa rezerva për organizimin e kryengritjes në këtë periudhë. Ndërkohë prof. Ernest Koliqi politikan, poet e shkrimtar lavdëronte regjimin titist për zhvillimin kulturor e arsimor të shqiptarëve në Jugosllavi, duke thënë se Jugosllavia e ka lënë të lirë veprimtarinë e shkollave shqipe e të rinisë sikurse e gjeti nga Italia fashiste dhe përpiqeshin të përçonin politikën titiste në popullsinë shqiptare etj. Veprimtari të theksuar agjenturore kreu UDB-a edhe nëpërmjet të riatdhesuarve, kanalit postar etj. Vetëm gjatë viteve 1948 – 1955 UDB-a hodhi ose organizoi në Shqipëri 304 banda agjenturore e diversioniste dhe grupe e organizata agjenturore të drejtuara në bashkëpunim me zbulimet perëndimore. Jugosllavët u përpoqën të krijonin “opozita” nga jashtë me emigracionin reaksionar nën drejtimin e D. Mugoshës në vitet ’50, por as në vitet ’60 nuk e bënë dot këtë as me Panajot Plakun.

Gjithashtu zbulimi grek dendësoi dërgimin e bandave. Vetëm në vitin 1950 nga Greqia u dërguan 56 banda me 294 vetë si ajo e D. Maksakulit, G. Priftit, H. Matjanit, P. Milecit, K. Dinopullit etj. me detyra propagandistike, nxitje arratisjesh, organizim të rrjetit agjenturor, kryerje aktesh terrori e diversioni, provokacionesh, sabotazhi, dëmtime etj. në zonat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, Përmetit etj. Krahas kësaj veprimtarie bandat e “sillogjet vorioepiriote” propagandonin aneksimin e Korçës e Gjirokastrës.

(Vijon)

Share This Article
18 Comments
  • Nuk e pytet drejtperdrejt ca thote per dekoratat per Matjanin e Bajraktarin. Me siguri do jete plotsisht “dakort “me president Nishanin

    • foli prap ky spiuni i popullit ;;;; bej qef bej se ne shqiperi ska demokracie ;;;se ne nje vend te botes demokrat ;;do te ishe ne biruce qe me kohe ;;;per vrasje mbas krahe te popullit ;;;dhe bashkepunim me fashistat komunista ;;;; kur demokrati sulmon fashistin duhej te thoje ;;por truni i jot prej cobani si thihte dot disa gjera te thjeshta ;; sa te varfer qe jane nga trute ne shqiperi ;;;;edhe ne senegal jane me te zgjuar se keta leckamane ;;; shko merre bidonin e vajgurit coban ;;zghebs ;;; shko merre biciklete qe ta la enveri pis ;;;;;;

  • Na moreeee, na more juuu..!
    (Po vazhdoj sot serialin nr.2 sipas fjales qe i dhashe „Lencit“ dje.)
    He pra a e moret vesh tani qe keta birbot e Byrose si Hysniu i Partise me tere taborrin e tij, por dhe klani i Mehmet Shehut benin palle neper Paris e kudo neper Europe?

    Po per cfare provokime ballistesh behet fjale kur Hysniu me Viton Hasanin, Eqeremin, Idajetin, Labo Abazin me ca doktore nga pas ja kercisnin neper Paris a thua se ishin te ftuar ne festivalin e filmit ne Canne?
    Po keta sikur na thonin:
    „ne ne goje te ujkut hedhim valle, lum moj Shqiperi qe na ke“!!!
    Dhe me te vertete hidhnin valle ne „goje te ujkut“, Parisi, Stokholmi, Brukseli ishte ujk per popullin, per per keta paska qene parajse.
    Me mire shkonte kenga: „Ne ne goje te parajses hedhim valle, lum o ti Paris qe na ke“!
    Parajase me parate e popullit, paguheshin apartamente per taborret dhe „zbuluesit“ e atij shteti, qe per te zbuluar as u shkonte nder mend, por ishin aty per te kryer porosite per blerje ilacesh, bananesh, syzesh dielli, stilolapsash „Parker“ kepuce me maja etj,etj,etj.
    Ishte e qarte qe keta birbo qe quheshin „zbulues“ kur shikonin Hysni dhe Mehmet neper bote qe uleshin ne lokalet luksoze, po vete a nuk ja kercisnin ne ndonje, larg qofte, bordello a diku tjeter?
    Natyrisht. Shih baba te te ngjaj dhe per kete duhet pyetur mire ne qiell Ll.Pecini.
    Po hajde njehere te analizosh grupet e shoqerimit te figurave me te spikatura te udheheqjes shqiptare.
    Ishte nje konflikt i vertete midis tyre. Nje konflikt i eger. Grupit te shoqerimit te Enver Hoxhes me ne krye B.Zhurden u dilnin te zite e ullirit, kur A.Ceno dhe Gani Kodra ja kercisinin ne Stokholm dhe Paris per te cuar bakllava per Skenderin dhe per tu kthyer me nje mal me TV dhe mjete te tjera moderne per ate kohe.
    B.Zhurda dhe nje vella qe kishte, Xh.Zhurda, e kishin caktuar komisar ne nje repart ushtarak, ku ishte me shume repart pune se sa nje repart elite per kohen. Po nejse!
    Daljet per gjah ishin per keta edhe festa por edhe skllaveri se u duheshin ti conin derrat ne gryke te pushkes te Mehmetit.
    Nuk e di se cfare medikamentesh u blinte Hasani ne adrese te Bllokut se jam i sigurte qe Hasani as receta nuk kishte, por as ate te flamosur frengjishte pak e zoteronte. Jam i sigurte qe medikamentet qe ka marre Hoxha, Kapo dhe Shehu kane qene han e Shan han e Bagdat nga ana indikative, se Hasani pervec „zgjuarsise popullore“ dhe perketasise nga fshatrat e Laberise asgje tjeter nuk kishte.
    Kush i njihte emertimet e medikamenteve nga mjeket shqiptare? Sali Berisha apo Dine Abazi?
    Mjeket e spitaleve franceze nuk kane te drejte dhenie recete?
    E pra si i blenin keta?
    E dini si u mor nje oficer ushtrie ne Drejtorine e Dyte qe mbulonte ruajtjen e Bllokut dhe udheheqjes se vendit?
    Po kryente nje vizite ne nje familje deshmori per 5 maj a ku ta di une Hysniu i cili shoqerohej nga Kadri Hazbiu. U del nje djale i familjes per te pershendetur udheheqesit e partise dhe Hysniut ju duk djale „trim“ dhe i fuqishem . Ishte topograf ne ushtri. Ore Kadri, po a nuk e merr kete djale ne ministrine tende?
    E kush t`ia prishte Hysniut i cili mbulonte sigurimin, mbrojtjen dhe kuadrin ne KQ? Pikat kyce te nje vendi, padyshim.
    Ja keshtu ishte ndertuar tere struktura e zbulimit jashte dhe brenda ne ate kohe. Klani Kapo ka rrenjet akoma dhe sot, ja ku ke Berishen dhe Ilir Gjonin.
    Klani i Mehmetit u be si u be por u shkri ne nje fare menyre, se ndodhi ajo qe ndodhi, por klani Kapo akziston edhe sot.
    Per pak e hengri dhe ai klan. A ju kujtohet plenumi i fundit ne Janar te vititi 1985 qe u mbajt per industrine e lehte dhe ushqimore, ministri e drejtuar nga Vito Kapo?
    Enver Hoxha ishte ne muajt e fundit, sufleri Ramiz Alia bente punen e tij. Na moj Vito sa eshte plani i vitit 1985, 55, 39 a ku ta di une se c`thoshte, kerkonte llogari Enver Hoxha.
    Dhe Vito dridhej dhe sperdridhej duke thene fjale te pergjithshme pa kuptim.
    E semuri Enver e kuptonte qe ajo dredhonte, por i mungonte tashme aftesia e formulimit me logjike.
    Ishte vene nen lupe Vito, por dhe tere klani, por Hoxha nuk kishte me kohe.
    Sigurimi dhe zbulimi i jashtem kishte rene tashme ne duart e klanit Kapo. Renia kishte filluar nga ata. Dhe ata e dinin ate shume mire.
    Provokacionet me balliste dhe zogiste ishin perralla per lajmet ne Tirane. Asgje me shume.
    Nje pale kepuce mori i mjeri Safet Berisha me kombetaren, futbollist i Partzanin, nga nje kosovar ne Dortmund dhe u degdis pa nje pa dy nga futbolli, nga vete dhenderi i Hysni Kapos, Mehdi Bushati dhe labi nga Bolena Bejkush Birce, ate kohe trajner i Partizanit.. Keta leber nga Kuci, Vranishti, Tragjasi, Bolena a ku ta di une kishin lindur me kemishe.
    E te thuash pastaj qe keta ishin heronj te heshtur qe mbanin ruanin shtetin nga armiqte e jashtem!
    Koha tregoi qe keta ishin vec se rrjepes te atij shteti te varfer.

    P.S. Po ate liqenin e Vajkalit a e gjetet njehere se na doli tashme fushe ku kishte luftuar 500 vjet me pare Skendebeu?
    Po nejse, aq kuptoni, ju a kam thene. Aq e keni. Jam i bindur qe keshilltaret sovjetike i kane vene emrin e Liqenit Baikal (Vajkal), por liqeni juaj ju doli nje fushe ne Bulqize!
    Jeni per te qeshur te nderuar.

    • Tema eshte ndryshe o morr i tipt c ! Kto qe thua ti tani i dinim edhe para 90 je zgjuar me 40 vjet vones .Luci kot s’flet po ju thoni qe rree dhe merni per gojesh gjith Armen

    • Nuk e merr kush zametin te lexoje pordhet e nje idjoti , antishqiptar te terbuar si ti , more @Claus ! Te gjitha sa thua , bejne efekt teresisht te kundert , me ate qe shpresojne e shpenzojne padronet e tu , por duhet te kesh tru , per te kuptuar , nuk mjafton vetem urrejtja e verber patologjike !

  • Kjo gazete vazhdon te jete ekspoze e bemave dhe e genjeshtrave te ish sunduesve kanibale komuniste dhe qenve ruajtes te tyre te ushqyer mire.
    Pralliset me bemat ´´trimerore´´te mehmetit,qe u shkakton gjermaneve 600 te vrare,kurse ne anen e mehmetit mbeten 10 te vrare.
    Kam pare jo nje dokumentare,por disa,ku oficere dhe specialiste ushtarak angleze dhe franceze shprehen,qe gjermanet dhe kur ishin me te paket ne numer dhe me mjete me te paketa,ishin me efikas kur luftonin me ne.
    Merreni me mend si do ishin ata,me nje komandant nga Corushi,rethuar nga katundare te tjere.
    Kane kohe qe kane dale nga vrimat dhe nxjerrin gjokset,speciet te llojit tarifa,luci te zbritura nga fshatrat etj,qe rrinin neper kolibet qe kishte ndertuar regjimi i hoxhes per ta dhe dilnin dhe kafshonin apo spiunonin ndonje te bllokut,qe enveri ja u hidhte tek kembet apo skllever te panumer,qe ankoheshin se u kercisnin pambarimisht zorret nga pangrenia.
    Kushdo habitet me kete nostalgji malinje,per ate rregjim kanibalesh.Kjo kenaq vec mbeturina kanibalesh injorante,qe i kane sherbyer atij rregjimi dhe ndjejne kenaqesi perverse kur kujtojne ato kohe.
    Mbas kesaj vjen ´´cudia´´qe ´´analistet´´llafazane qe nuk duan te dalin nga vorbulla ku jane dhe formuar, te kesaj gazete i versulen Saliut,qe eshte me shume se Enveri i dikurshem ne kushtet e sotme.Thjesht e bejne kete se duket ashiqare qe ai i ka lene ata jashte tepsise,qysh ne fillim.Por si pehlivane te pejetshem,ata cfrytezojne dhe kete,duke shkruar dy here ne dite per Saliun:Futja pordhes gri sallate,mbas kesaj ne marrim parate.
    Ajo qe me habit me shume,per kaq sa e kam njohur nga shkrimet si z.Thano vazhdon te qendroje ne kete pellg dhe nuk arrin te gjej nje pune tjeter.

    • Po ti s’po gri sallate?Apo po flet me fakte?Gjermont qe lane jeten ne Shqiperi kush i vrau? Kumandari i Vicidolit
      Ju ka lene me pasoja komunismi…..

  • Shikojini keta dy karagjoza vrastare, gjakatare pa shkolle dhe pa intelekt ne kete foto te gazetes DITA dhe pastaj:

    MENONI PER “JAMES BONDIM” E TYRE DEBIL DHE DALLKAUK, HASAN LUCI

    Qe shkruan dacibao me seri per komplote Imperialisto-Kapitaliste ne nje kohe qe Shqypnia po i lepin dhe po i puth BYTHEN Botes Antikomuniste dhe Demokratike.

    SHIKOJINI O MILET KETA KARAGJOZA VRASTARE QE TE KUPTONI PSE NUK NA DO BOTA NE BE.

  • Shikojini keta dy karagjoza vrastare, gjakatare pa shkolle dhe pa intelekt ne kete foto te gazetes DITA dhe pastaj:

    MENDONI PER “JAMES BONDIN” E TYRE DEBIL DHE DALLKAUK, HASAN LUCI

    Qe shkruan dacibao me seri per komplote Imperialisto-Kapitaliste ne nje kohe qe Shqypnia po i lepin dhe po i puth BYTHEN Botes Antikomuniste dhe Demokratike.

    SHIKOJINI O MILET KETA KARAGJOZA VRASTARE QE TE KUPTONI PSE NUK NA DO BOTA NE BE.

    • O intelektual.! Merr fryme thelle, mendohu ! Ajo qe shkruan eshte e domosdoshme? Ka kuptim? Eshte frymsuse? A ndihmon? Eshte gjo e re? A ja vlen ?

  • Dr Hasani??? na gajaset fare edhe ju, ç’eshte ky pediatër!!! Cfare thote per titullin e shokut Ever Hero i Popujve te Jugosllavise? E aprovon apo jo?

  • Ça jane keto brockulla qe thote ky Luci do ndanin kufijte e shqiperise me greqine te arratisurit,je normal apo ke rrjedhur nga mosha ti ke qene oficer sigurie ça na ben analistin,ne kete vend bejne specialistin ata qe nuk kane haber fare

  • Claus e prita me kuriozitet cfare do shkruaje…mbase jepje dicka qe te me ndriconte mendjen.
    Vura re qe per ty kishte edhe sigurimsa te mire, sic ishte rasti i Behar Zhurdes.
    Po ne ate kohe, kur Enverit nuk i afrohej dot njeri, ndersa, keta qe dalin trima sot, edhe ca burgaxhij, qe kishin tmerr kur e shihnin, pale te avrisnin, Behari kishte nje pune te vecante, por nuk rrezikonte si ata per te cilet tregon Hasan Luci.
    Nje gje eshte kthyer ne problem: njerez qe nuk dine mire shqip, pale te lexojne ne anglisht, flasin brockulla tere diten. Mjaftojne te lexojne ato qe po thone e shkruajne historianet angloamerikane. Mjadton te degjojne ate cka tha Kryeministri Blair. Mjafton kaq. Po dalin sikur dine gjithshka.
    Tani, per ty, pa asnje keqdashje: Kapja e Zenel Shehut dhe njerezve te tij eshte bere ne ate zone ku ka qene edhe liqeni i Vajkalit. Harroje Bajkalin. Sovjetiket kane ndihmuar vetem pelengimin e radiotransmetueses se Tahir Precit, radistit. Sovjetiket kishin nje pajisje moderne per pelengim, te cilen e leviznin ne Rumani, Bullgari dhe Shqiperi. E perdornin vete, nuk ua linin te tjereve.
    Radioloja eshte shqiptare nga fillimin deri ne fund. Asnje shenje sovjetiku nuk ka ne ate loje. Kete e thone amerikanet, e ke ne liber. Une te sugjeroj ta lexosh. Do te pelqeje.
    Po te lexosh se cfare thone amerikanet per Mehmetin, si dhe sidomos per kadriun, nuk do jesh me ironik ndaj tyre. Flas per profesionalizmin, per te tjerat urreji sa te duash.
    Sa per vajtjet jashte shtetit nja dy a tri here te Mehmetit dhe Hysniut. Ata ishin drejtues te partise e te shtetit dhe venin per mjekim. Hysniu edhe vdiq atje.
    Po keta sot, nga drejtor i vogel e te i madhi fare kane shtene ne dore gjithe pasurite e vendit. Kane shkaterruar pronaret e vertete. Gjoja e kane mendjen te pronaret e rinj! Ata kane mare edhe bregdetin, edhe cdo gje qe ia vlen ne kete vend.
    E na perplasin ne te dyve, o Claus, qe te merremi me komunizmin, qe s’i ka ngelur as nam e as nisha, nderkohe qe po copetojne edhe pronat e ngelura.
    Shteti drejtohet nga piktore dhe doktore. Parlamenti eshte mbushur me mesues, qe behen edhe zevendeskryeministar edhe ministra, qe nuk dine se cfare eshte ekonomia. Edhe pas 30 vjetesh jemi me te varferit ne Europe. Kesaj cfare t’i bejme.
    Pa Enveri, Mehmeti, Hysniu jetuan dhe nuk jane me.

  • Qeky Hasan Luçi rrjedh nga nje familje me mbiemër Luci sepse paraardhesi i tij ka qene lucë dhe kete Partia e perdori si të tille. Me keto përralla me mbret vazhdon të tregoje qe eshte i denje per atë mbiemer qe ka…
    Me sa duket, nuk e ka harruar dajakun qe e ka ngrene ne Paris kur sherbente si luci i partise…….

  • Pershendes Claus per njohjen e ketyre fshatareve labe qe dergonte Partia per sherbime jashte.Keta ishin “Zybat” e udheheqjes.Se nuk e dinin armiqte kapitaliste cfare fshihnin Junta terroriste si Shqiperia ne sherbimin diplomatik?I toleronin si shtet i vogel i paperfillshem,qe as emrin ja dinin ne Evrope.Po tju ishin vene si sovjetikeve,qe i perzinin personelet e ambasadave,nuk do tregonte heroizma ketu Hasani,.Nuk tregon te vereteten kur flet per Sadik Premten,E di shume mire qe Sadik Premtes i kurdisen dy atentate me Llambi Pecinin,qe u shpetoi per fije.Dhe s`ka turp,genjen kur thote qe Enver Hoxha urdheronte te mos kryheshin akte terroriste.Cfare ju beri Sadik Premtja qe vajtet ta vrisni tek shkallet e apartamentit,si keta rrugacet e Lagjes?Pa pike turpi quan bandit,subversiv Athanas Gegen,profesor,historian,autor i Historise se Skenderbeut,nje nga veprat me shkencore te shkruajtur nga nje shqiptar.
    E kam njohur Luan Gashin ,e kam takuar kur erdhi ketu nga viti 1992-93 bashke me personalitete te njohur nacionaliste.Djale i profesorit te Normales Ahmet Gashi,reflektonte kulture perendimore,jo per tu marre neper goje nga nje skerbythje katundar stanar laberie,qe eedhe shqipen e ka mesuar me kurse analfabetizmi te brigades V te Shefqet Pecit.Po personalitete te kultures shqiptare si prof.Abas Ermenji,Ernest Koliqi,Athanas Gega,Isuf Luzaj,perendimi i mbante ne pellembe te dores,sherbyan si profesore ne Universitetet me te njohur Evropiane dhe Amerikane.E kam takuar edhe prof Abaz Ermenjin dhe pyetja e pare qe i bera ishte:Si e ke njohur Enver Hoxhen?Or,u qerrofsha po te genjej,por sikur e pyeta per Dyl Lazin.per Nasin e Aspasise,.Me nje indiferentizem nenvleftesues mu pergjigj ftohte:-Ai ka qene mesues i jashtem me ore.Nuk bente pjese ne rrethin tim shoqeror.
    Po,se ne ate kohe kishte HIERARKI VLERASH. Abas Ermenji kishte diplomuar SORBONEN,kurse enver hoxha nuk kishte marre sikur nje provim ne nje universitet te nivelit te trete ne Monpelie.Ne e mbanim per Fanarin Ndricues te dynjase,kurse nje gazetar italian(ja harrova emrin)paska shkruar shume lavderime e gjera te larta per te.Ju ja hodhet Perendimit o Hasan Luci si kaculet e jevgut qe vodhen kumbullat e Agait.

  • Bëj pjesë te ata shqiptarë që e vlersoj atë periudhë me plus minusen e veta..
    .
    Nuk më plëqen kjo politike editoriale e Ditës që ka vene mikroskopin te keto Hasan Lucer dhe ka harruar bemat e Salikriminelit dhe Zogteveqelit..kjo sepse ka me shume klikime Enveri se Zogu burgajetit dhe korbi vicidolit.
    .
    Mendoj se keto tre ‘Muskutjeret e komenteve..Intelektuali-demo dhe ky Clausi tregojne madheshtine e asaj kohe….kush i pengon keto “poliedrite” dhe poliglotë të dalin me emra orgjinale por bëjne trima prapa gardhit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *