“Ndryshimet që kanë ndodhur në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Europës Juglindore”.
Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fjalimin e hapjes së Takimit III Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik.
Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Kotzias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.
Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.
“Kjo iniciativë është shndërruar në një bazë të përbashkët për bashkekzistencën tonë, ku ne mund të shkëmbejmë pikëpamje ndershmërisht, drejtpërdrejt dhe të sinqerta, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Ne kemi probleme, por ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhëniet tona duke i mbuluar ato. Duke i diskutuar ato, duke shkëmbyer mendime, kritika dhe komente, na ndihmon të zgjidhim problemet dhe të bëjmë progres”, theksoi Kotzias.
Kotzias do të ketë takime dypalëshe me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, por edhe homologen bullgare, Ekaterina Zaharieva dhe atë maqedonas, Nikola Dimitrov.
a.s/dita

Po nuk doni qe Shqiperia dhe shqiptaret e Maqedonise te bien nen ndikimin e politikave noe osmane te sulltanit te Anadollit ne sikron dhe ne bashkepunim te ngushte me Putinin, loboni fort si vend me ndikim qe jeni, per keto dy vende qe antaresimi te kryehet gjate nje procesi sa me te shpejte.
Nqs Shqiperia vonon antaresimin ndjeshem dhe rrezikon orjentimin politik per Greqine interesi eshte edhe me egzistencial. Ai ka te beje me teresine territoriale te saj. Keshtu qe shteti grek duhet te jete edhe me i interesuar se sa vete shqiptaret per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne BE.
Te vetmit miq “te vertete” dhe te “sinqerte” , qe i kane mbetur Shqiperise , te cilet kane teresisht ne dore fatin tone , duket se u binden me ne fund , pas ofertes se majme qe u ka bere z. Bushati ! Ky po , qe eshte pazar me leverdi , jo, st vite me pare , kur dhane pelqimin per ne NATO , qe e shiten voten e tyre shume “lire” dhe u penduan thelle , duke nxjerre mesime ! Ne , kemi vertet “aleate” e “dashamires te sinqerte” . Ja psh. “miku” tjeter bullgar , me 6 muaj qe i erdhi radha te shaloje “Rosinatin” europian , e ktheu ate ne biznes fitimprures. Puna e pare qe bene , ende pa ardhur 1 janari , iu versulen me arrogance Shqiperise , qe te njohe si minoritet Gollobordasit e Kukesit , te cilet kane pasur nje fat edhe me tragjik prej bullgareve , se sa Camet shqiptare ne Greqi ! Te tille privilegj kerkonin edhe Rumunet do vite me pare ,thene me gojen e presidentit te tyre , kur erdhi per vizite ne Tirane ! Tani u ka ardhur radha arabeve , mongoleve … , te kerkojne edhe ata pjesen e ” tyre ” !