“Marksi kishte të drejtë”

DITA Online

 

Vendimi i Partisë Komuniste të Kinës për t’ju përmbajtur teorive politike të Karl Marksit, mbetet “tërësisht i drejtë”.

Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping, në prag të 200-vjetorit të lindjes së filozofit gjerman të shtunën.

Në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, presidenti deklaroi gjithashtu se është tërësisht i drejtë edhe promovimi i vazhdueshëm dhe modernizimi i pikëpamjeve marksiste.

Që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2012, Xi, i konsideruar si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që prej Mao Ce Dunit, i ka kërkuar Partisë Komuniste të mos harrojë rrënjët e saj socialiste ndërkohë që punon për të arritur “ringjalljen e madhe të kombit kinez”.

Xi gjithashtu ka udhëzuar të gjithë anëtarët e partisë që ta kthejnë në “mënyrë jetese” dhe “bindje shpirtërore” leximin e shkrimeve marksiste.

Fjalimi i presidentit në Sallën e Madhe të Popullit vjen në përmbyllje të një fushate 1-javore propagande nga mediat shtetërore, me sloganin “Marksi kishte të drejtë”, që kishin si qëllim të tregonin se teoritë e filozofit gjerman mbeten të rëndësishme për Kinën moderne dhe brezin e ardhshëm.

Sot, Kina, vendi më i madh i identifikuar socialist, shfaq të gjitha tiparet e një shoqërie moderne kapitaliste, që fillon nga konsumi i shfrenuar deri tek një hendek masiv mes elitës urbane dhe varfërisë rurale.

a.s/dita

Share This Article
10 Comments
  • Marxi ka thane se revolucioni proletar do te shpertheje ne Angli ku ka klase puntore ma shume.
    GABOI, sepse revoluioni fitoi ne Rusine cariste.

  • Dhe kete e thote njeriu qe sapo i kane dhene (dmth sapo ka zhvatur) mandatin e perjetshem,

    Mendoni, o njerez te mire socialisto-komuniste, mendoni. Apo keshtu ju pelqen, gjithmone nen udheheqjen e NJESHIT. E perse ta nderrojme NJESHIN? NJESHI NJESH ngelet dhe na prin, ah si na prin, perpara gjithmone per fitorje te reja.

    • Xhuzhumaku! Njeshi eshte njesh dhe duhet degjuar e respektuar.Ne familje eshte i pari babaj,qe, degjohet se ai i di hallet e familjes.Nuk ka hir nje familje me shume burra.Sot ne vendin tone jane shume burra qe po e shkerdhejne shqiperine si tu doje qejfi atyre.Ata “burra” qe jane sote ne parlamentin ton jane turpi i popullit,te cilet duan ta shqyejne njeri tjtrin,madje edhe shqiperine.Prandaj o zoteni mos e nenvlefteso NJESHIN.Marksi ka te drejte.Nuk jemi ne ata qe i japim te drete,por koka te medha te botes.

      • Njeshi eshte njesh se vazhdiisht ta fut or ti Bushi, po ka edhe nga ata si puna jote qe u vjen lezet i madh kur njeshi ua mban brenda vazhdimisht.

  • Qellimi jetik i Revolucionit sipas Marksit, ishte Internacionalizimi.
    Asnje revolucion ne bote nuk i mbijetoje dot vdekjes, kur nuk u internocializua.
    Demokracia eshte nje dogem edhe me utopike se socializmi dhe mbahet ne kembe vetem me forcen e pares.
    Le te themi se i vetmi Internacionalizem qe i mbijetoi evolucionit, eshte nje lloj sallate, qe lulezon mbi nje varferi masive edhe me te eger se 5000 vjet me pare.

  • Shoku Xi.Per ne shqiptaret Ju kinezet jeni tradhetare te Marxizmit,nuk jeni Marxiste.Ju futet ne Kine prezidentin Amerikan,ndermarrjet,firmat kapitaliste borgjeze,lejuat aktivitetin privat,Sot ngjani me shume me Ameriken. se me Kinen e kuqe te Mao Ce Dunit.Pse keshtu na mesonte Marxi?Marxizmi i vertete vdiq me nder i dhjere ne gjithe Europen ne vitin 1990.Une nuk e di cfare Marxi mesoni ju ne kine,po ky i joni na la ne rradhe me shishe ne dore,.
    Ne Europen Lindore Marxi vdiq

    • Me ate mendje fli ti DEMO se Marksi vdiq.Teoria dhe vepra e tij eshte e pavdeksheme per te gjithe popujt e botes qe sot shtypen e shrytezohen nga pronaret kapitalist.

  • demo…
    Me këto që shkruan më duket që nuk ke lexuar asnjë rrjesht nga Marksi.
    Kina bëri një gjë të mirë që gërshetoi Socializmin me Kapitalizmin dhe i korri frutet duke u bërë një super fuqi.
    Sa për Socializmin në Shqipëri që rije në rradhë për një litër qumësht,nuk ta ka fajin Marksi ,po udhëheqësit që e basarduan Marksizmin.Te Marksi nuk gjen asnjë rrjesht që të thotë se fshatarit hiqi pulat ,bagëtinë ,lopën.Dhe pasojat e këtyra basardimeve bën që ti të rije në rradhë për një litër qumësht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *