Raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan ka folur në një intervistë për ABC News lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Ai nënvizon se diplomacia shqiptare duhet të bëjë ç’është e mundur për të bindur vendet skeptike të Unionit deri në vendimin e Këshillit të Qershorit.
Pyetje: Cilat janë pritshmëritë nga samiti i Sofjes në planin politik të rikonfirmimit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, por edhe në atë të projekteve të ndërlidhjes? A pritet të mbështeten projekte të rëndësishme në Sofie?
Eduard Kukan: Ne kemi pritshmëri të madhe realiste nga samiti i Sofies, duke qenë se presidenca bullgare nuk i ka fshehur ambiciet për një event të madh. Samiti i Sofies i 17 Majit konsiderohet si eventi tjetër i rëndësishëm për vendet e Ballkanit pas atij të Selanikut, që mbetet në histori si një datë e rëndësishme për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Ju u shprehët saktë kur folët për rikonfirm të perspektivës europiane. Ne presim pikërisht rikonfirmimin e institucioneve europiane për t’i dhënë kredibilitet zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.
Dhe ne presim që dokumenti final apo deklarata e samitit të konfirmojë këtë gjë në gjuhën më të fortë të mundshme. Mendoj, se kjo do arrihet, pavarësisht problemeve që janë shfaqur midis përfaqësueseve të vendeve anëtare të BE-së apo jo anëtare. Sigurisht që kredibiliteti i zgjerimit shkon dorë për dore me projekte konkrete. Të arrish deklarata të bukura politike është e rëndësishme, por nuk e dimë nëse do të ketë projekte konkrete që do dalin nga samiti i Sofies. Gjithsesi dokumenti do jetë i rëndësishëm dhe projektet mund të vijojnë në një të ardhme të shkurtër.
Pyetje: Komisioni i punëve të jashtme mbështeti plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Edhe gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në rajon, u konfirmua se progreset e bëra nga dy vendet janë të mjaftueshme për të filluar negociatat e anëtarësimit. A jemi aktualisht në këtë fazë?
Eduard Kukan: Jam dakord me vlerësimin e zotit Donald Tusk. Mendoj, se para vizitës së tij në Ballkan, ai është konsultuar edhe me institucionet e tjera europiane. Vizita e tij në rajon duhet parë si një tjetër konfirmim, se ne e marrim zgjerimin e Bashkimit Europian seriozisht dhe nuk mund të lejojmë humbjen e kredibilitetit të Bashkimit Europian që filloi të ndihej në gjirin e vendeve të Ballkanit. Pra është një tjetër hap për të arritur në këtë fazë, por nuk jemi ende aty.
Pyetje: Presidenti Tusk tha gjithashtu, se qëndrimi i shteteve anëtare është një sfidë më vete. E dimë që ka disa shtete anëtare skeptike për Shqipërinë. si Gjermania, Holanda, Franca, ndërkohë që Greqia pret gjithashtu marrëveshjne për çështjen e paktit detar. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të bindur këto shtete anëtare skeptike deri në fund të Qershorit?
Eduard Kukan: Këtu ka dy pika. Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane.
Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jo-zyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda.
Duhet thënë që Holanda tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dinë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt. Por nëse paraqiten prova bindëse,ata bien dakord. Diplomacia shqiptare duhet të përqendrohet për kohën që mbetet deri në Këshillin e qershorit në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike dhe të bëjë ç’është e mundur për të bindur këto vende deri në vendimin e Këshillit të Qershorit.
l.h/ dita

Po ti more koqe fshatari Kukan nga fshatat e sllovenise cfare pune do te besh.
Ti medioker nuk po bind dot Sali-Lulushin qe Shqiperia te jete pjese e Europes Kurves Plake me pamjen e Doris Pack, kerkon nga qeveria qe te binde vendet skeptike aty ku ka baltosur miku yt antishqipatri Lul.
Ore hajvan, o cope mishi me dy sy, ne BE pronohesh duke bindur, duke ngrene e pire me skeptiket GAY, apo me kriteret e realizuara qe i jane vene Shqiperise nga vete Komisioni Europian i Zgjerimit. Toc..
Z.Kukan.Skepticizmi ne politik eshte semundja me e madhe e njerzimit.Te gjith jemi skeptit ne nje shoqeri ku diferencat midis shtresave e popujve jan te medhaja.Si semundje psiqike nuk eshte e sherueshme por e leht per tu kontrolluar e kuruar.
Bazat e skepticizmit tuaj ndaj shum popujve jan te vjetra.Jeni ju qe beheni skeptik kur nuk e trajtoni bashkjetesen si domozdoshmeri.Diferencat ne nivelin tekologjik e ekonomiko shoqeror jan produkt i politikave qe ju kini ndjekur histarikisht.Nese Ballkani ,mema e Evropes,eshte ne ket stad nuk perjashton pergjegjsin tuaj.Ket gjendje e kini gatuar ju.Skeptik duhet te jemi ne ndaj jush e jo ju ndaj nesh.
Ndryshimet ,pas prishjes se mureve ndarse politike, jan te pa perfillshme per ato vende qe dikur ishin kundershtar politik.Vendi im edhe pse nuk perben pesh te madhe per ju, eshte me shum dashamires qe nuk u kerkon te spekulloj me aderimin ne familjen qe i takon.
Standartet jan parakushte, qe duhen gjukuar realisht ,ne ballanc me ato qe jan thellbesore ,per ti shternguar duart njer tjetrit per te njejten kauz Popull shqiptar e ka trguar me fakte qe mbeshtet inisjativat tuaja strstegjike ne Evropen e Bashkuar.Ne sjemi rrezik per ju.Jemi te prapambetur por pjes e juaj.Miku i familjes nuk shikohet nga salltanetet qe vesh por nga dashuria e respekti qe tregon.Pranohet sic eshte .Te ishim ndryshe nuk do ishit skeptik por xheloz.
Problemi yn eshte ,qe ju me nje demokraci me supetiore, te na afroni eksperiencen tuaj ne arritjen e standarteve per shtetformues te qendrueshem.Te na afroni ndihmes qe politikat te jen frutdhense e jo te korruptuara sic jan sot e nuk premtojn zhvillim.Ne vuajm nga nje klas politike qe ka menduar e mendon per veten e saj.Klas qe cdo mekanizem te demokracis e ka ven ne sherbim te interesave te saj e klienteliste. Ne duam Reforma te cnjerrosi korrupsjonin, mosndeshkueshmerin,e abuzimet me pushtetin ku cdokush te jet i barabart par ligjit.Keto realizohen jo me orjentime por nga grupet e specialistve tuaj ne te njejten familje.Rrug tjeter,sic ka treguar eksperienca juaj me shtet qe kan patur te njejta probleme si ne ,nuk ka.Slkepticizmi ne keto rrethana esht moskocarje ndaj nje populli qe smeriton ket respek e bashkjetes.